Lajme
Rritet vlera e euros, dollari dobësohet
Në tregjet botërore, vlera e dollarit kundrejt disa valutave të tjera ra javën e kaluar, pasi Rezerva Federale e SHBA-së rriti normat e interesit, ku dollari u dobësua kundrejt valutave europiane.
Indeksi i dollarit, i cili tregon lëvizjen e valutës së SHBA-së kundrejt gjashtë monedhave të tjera kryesore botërore, ra me 0.9 për qind javën e kaluar, në 98.19 pikë, duke rrëshqitur nga nivelet më të larta në një vit e gjysmë.
Në të njëjtën kohë, kursi i këmbimit të dollarit ndaj monedhës japoneze u rrit me 1.6 për qind në 119.15 jen, niveli më i lartë në gjashtë vjet.
Por monedha amerikane u dobësua kundrejt asaj europiane, kështu që vlera e euros u ngrit me 1.3 për qind, në 1.1050 dollarë, duke u larguar nga niveli më i ulët që nga maji 2020.
Pas dy javësh rritjeje, dollari u dobësua javën e kaluar pasi vendimet e Bankës Qendrore amerikane për ta frenuar inflacionin ishin në përputhje me pritjet e investitorëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën Në Berlin shënohet Epopeja e UÇK-së me një mbrëmje festive për diasporën... -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












