Lajme
Rritet varfëria në Kosovë
Sipas statistikave, rreth 30 për qind e popullit të Kosovës jeton në varfëri, ndërsa 10 për qind e tyre në kufirin e skajshëm të varfërisë
Varfëria në Kosovë po vazhdon të rritet nga viti në vit, duke bërë më alarmante gjendjen sociale në Kosovë. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 29.7 për qind e popullsisë jetojnë nën kufirin e varfërisë, ndërsa 10.2 për qind e popullsisë jetojnë në varfëri ekstreme.
Analistët ekonomikë kërkojnë nga qeveria që të investojë më shumë në përforcimin e sektorit privat, që konsiderohet si indikator kryesor për zbutjen e varfërisë. Numri i të papunëve, ndërkaq mbetet mjaft i madh, ndërsa katër vitet e fundit nuk është shënuar ulje e papunësisë.
Lumir Abdixhiku është drejtor i institut “RIINVEST”. Ai ka thënë për RTK në katër vjetët e fundit nuk ka pasur ulje të shkallës së papunësisë e as të varfërisë.
“Nuk ka krijim të vendeve të reja të punës edhe rrjedhimisht zbutje të varfërisë, sepse varfëria do të zbutet me krijimin e vende të reja të punës. Pra, atë që e shoh unë tre vitet e ardhshme do të jenë të njëjta me tre vjetët e kaluara dhe rrjedhimisht nuk pres që papunësia dhe varfëria të zbutet”, theksoi ai.
Ndërsa, drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike e Sociale STRAS, Ibrahim Rexhepi, potencon se në tre vjetët e fundit ka mungesë të përkushtimit të qeverisë rreth investimeve dhe forcimit të pozitës së bizneseve që krijojnë vende të reja pune.
“Nuk vërej një përkushtim të qeverisë, pas një apo dy vjetësh, rreth investimeve apo sigurimeve dhe ndërrimit të qasjes së forcimit të tregut, forcimit të konkurrencës dhe pozitës së bizneseve që krijojnë punësim. Këto bëjnë që varfëria të mbetet alarmante”, tha ai.
Mirëpo, udhëheqësi i Departamentit për Mirëqenie Sociale në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Muhamet Gjocaj, thotë se Qeveria është e përkushtuar në përmbushjen objektivave të mijëvjeçarit, që konsiderohet se deri në vitin 2015 zbutja e varfërisë do të jetë e ndjeshme.
“Nëse e marrin shembull vitin 2008, atëherë kanë qenë mbi 45 mijë familje me asistencë sociale, kurse tani kemi 31.397 familje. Pra, ka një zbutje të lehtë të varfërisë dhe shpresojmë se deri në vitin 2015 kjo zbutje do të jetë mjaftë e ndjeshme”, theksoi ai.
Ndryshe, Uebfaqja amerikane për biznes dhe teknologji “Business Insider” lidhur me varfërinë në botë, e ka nxjerr Kosovën vendin më të varfër në Evropë, ndërsa e ka radhitur në mesin e dhjetë vendeve më të varfra të botës.
Sa i përket renditjes në botë, Afganistani mbetet shumë më i pasur se sa Kosova, ndërsa e fundit për nga varfëria mbetet Zimbabve me numrin më të madh të papunëve.
Në Raportin e “Business Insider” përfshihen 197 vende që nga Afganistani në Zimbabve, për hartimin e Indeksit të varfërisë për vitin 2013. Kosova është renditur e nënta, me indeksin e varfërisë 50.6 ndërsa papunësinë 45.3%. Raporti thotë se remitencat në Kosovë vijnë kryesisht nga Zvicra, Gjermania dhe vendet nordike, e që llogaritet të jetë për 18 për qind të GDP-së.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











