Bota
Rritet punësimi në Britani para Brexit-it
Norma e punësimit shënoi një nivel rekord të lartë prej 76.2%
Punësimi në Britani u rrit papritmas në tre muajt përpara afatit të Brexit më 31 tetor, ndërkohë që tregu i punës po fuqizohet.
Numri i personave të punësuar u rrit me 24,000 në 32.8 milionë në periudhën gusht-tetor, duke thyer projeksionet për një rënie me 10,000.
Norma e punësimit shënoi një nivel rekord të lartë prej 76.2%, ndërsa norma e papunësisë ra në nivelin më të ulët që prej vitit 1975, prej 3.8%.
Rritja e vendeve të punës u nxit nga punëtorët e vetëpunësuar dhe stafi me kohë të plotë, ndërkohë që numri i punëtorëve me kohë të pjesëshme pësoi rënie, transmeton Scan.
Tregu i punës në Britani ka qëndruar i fortë pavarësisht se ekonomia është ngadalësuar pas referendumit të 2016, përcjell albinfo.ch.
Kjo vjen si pasojë e punëdhënësve, që nuk kanë siguri mbi pasojat e Brexit dhe kanë punësuar staf që mund të pushohet lehtësisht, në vend që të investojnë në pajisje afat-gjatë.
Kryeministri Boris Johnson uli pak pasiguritë mbi ekonominë duke fituar një shumicë bindëse në zgjedhjet kombëtare dhe duke i dhënë fund dyshimeve mbi daljen apo jo nga Bashkimi Evropian.
Zyra kombëtare e Statistikave bëri të ditur se të ardhurat mesatare u rritën me një normë vjetore prej 3.2%, që është më e ulëta në më shumë se 1 vit.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













