Kosova
Përdorimi i cigares elektronike nga nxënësit e shkollave fillore në Kosovë
Cigaret elektronike kanë rritur shqetësimin në mesin e prindërve dhe menaxhmentit të shkollave, për shkak të dyshimeve se po përdoren nga nxënësit e nivelit të ulët.
Drejtoresha në shkollën “Ismail Qemali”, Mimoza Krasniqi, ka thënë se gjatë kontrolleve nëpër klasa, kanë gjetur cigare elektronike.
“Shkolla ‘Ismail Qemali’ ka hasur në këtë dukuri, sidomos në klasat e teta dhe të nënta, por është përhapur edhe të klasat e gjashta dhe të shtata. Ne vazhdimisht jemi në kontakt me prindërit, i njoftojmë rastet kur i bëjmë kontrollet e klasave dhe i gjejmë nëpër klasë, por kjo dukuri më rrallë ndodh brenda në shkollë. Shumicën e rasteve ndodhin në rrugë”, ka thënë ajo për Koha.net.
Këshilli i Prindërve të Kosovës e sheh si shqetësuese këtë dukuri, duke kërkuar që të merren masa.
Sipas kryetarit Jeton Demi, duhet të ndalohet shitja dhe reklamimi i cigareve elektronike në afërsi të shkollave.
“Kemi kërkuar që të ketë një perimetër të sigurisë afër shkollave që ato biznese që zhvillojnë aktivitete dhe ofrojnë kësi produkte të mbikëqyren edhe më rreptësishtë sesa bizneset e tjera”, ka thënë Demi. “Realiteti ndodh që bizneset zhvillojnë aktivitete afër shkollave. Janë më pak të kontrolluara aty. Bëhen edhe shkelje më të mëdha – ekspozohen fëmijët nga produkte të tilla të dëmshme”.
Kjo problematikë është ngritur edhe gjatë seancës të së enjtes në Kuvend.
Ministrja e Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, thotë se janë shtuar inspektimet.
“I kemi kushtuar kujdes të veçantë, me ç’rast është ndaluar ekspozimi i cigareve elektronike në vende të dukshme. Inspektimet janë rritur afër shkollave, spitaleve, qendrave sportive. Vetëm gjatë periudhës janar-maj mbi 835 inspektime dhe 630 ankesa janë trajtuar”, ka thënë Hajdari, përcjell albinfo.ch.
Sipas psikologes Kumrije Ismajli-Canolli, arsyeja pse fëmijët konsumojnë cigare elektronike është për shkak të dizajnit të tyre.
“Ndikon te çështja e procesit mësimor, mungesa e koncentrimit, plus është gjendja e fillimit kur fillojnë të konsumojnë – është gjendje që fillojnë të habiten, ta humbin kontrollon, e kanë gjendjen e përgjumur nxënësit, që është dukuri mjaft shqetësuese”, ka thënë ajo.
Cigaret elektronike përmbajnë bateri për të ngrohur lëngun që ka nikotinë, aromatizues e kimikate të tjera, shkruan koha.net.
Drejtori i Klinikës së Pulmologjisë, Musa Hoxha, thotë se kjo shprehi mund të ndikojnë në bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes.
“Edhe pse mungon monoksidi i karbonit dhe katrani, përbërës të tjerë janë në përfshirje më të ultë, do të thotë të gjitha ato aerosole që kalojnë nëpër rrugët respiratore shkaktojnë bllokim të rrugëve të frymëmarrjes dhe shkaktojnë dëme te inflamacionet kronike edhe te personat që kanë alergji, por njëherësh edhe te virozat e ndryshme”, ka thënë Hoxha, përcjell albinfo.ch.
Sipas studimeve, konsumimi i cigareve elektronike dhe i cigareve të zakonshme mund të shkaktojë një rrezik edhe më të madh sesa përdorimi i secilit prej këtyre produkteve vetëm.
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









