Lajme
Rritet papunësia në Zvicër, në gusht ajo arrin në 3.3 për qind
Shkalla e papunësisë në mes të gushtit të vitit 2019 dhe gushtit 2020 është rritur masivisht, pasi që një vit më parë ajo ishte vetëm 2.1 për qind
Shkalla e papunësisë në Zvicër në muajin gusht ka arritur në 3.3 për qind nga 3.2 për qind sa ishte ajo në korrik, njofton Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (Seco), shkruan srf.ch.
Shkalla e papunësisë, e pastruar nga faktorët sezonalë ka mbetur e pandryshuar, 3.4 për qind.
Ndonëse kjo rritje duket simbolike në krahasim me një muaj më parë, ajo është shumë e madhe krahasuar me gushtin e vitit 2019, transmeton albinfo.ch. Shkalla e papunësisë në mes të gushtit të vitit 2019 dhe gushtit 2020 është rritur masivisht, pasi që një vit më parë ajo ishte vetëm 2.1 për qind.
Gjithsej 151’111 njerëz në Zvicër ishin regjistruar si të papunë gjatë gushitit në qendrat rajonale për ndërmjetësim të punës (RAV). Kjo ishtepër 2.241 më shumë se në muajin paraprak.
Papunësi më e lartë tek të rinjtë
Gjykuar sipas moshës, papunësia është rrit veçanërisht tek djemtë e rinj. Tek personat në ms 15 dhe 24-vjeçarë ajo është rritur në 3.9 për qind, ndërsa kishte qenë 3.4 për qind në muajin paraprak, transmeton albinfo.ch. Tek moshat 25 deri 49 vjeçare (3.4 për qind) dhe 50 deri 64 vjeç (2.9 për qind) shkalla e papunëisë ka mbetur e pandryshuar krahasuar me muajin pararendës (korrik).
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














