Shkurt.ch
Rritet numri i punëtorëve të huaj nga zonat kufitare të Zvicrës
Vetëm në kantonin jugor, atë të Tiçinos punonin 65200 punëtorë “ndërkufitarë”, që ishte për 4.9 për qind ose për 3000 më shumë se para një viti
Në fund të muajit shtator në Zvicër kanë qenë duke punuar 317 mijë shtetas të huaj të vendeve që kufizohen me Zvicrën. Këta punëtorë që vijnë nga zonat kufitare përfitojnë nga rregullat që e favorizojnë punësimin e tyre. Numri i përmendur është për 2.8 për qind më i madh se ai i regjistruar në fund të shtatorit të vitit 2016, bën të ditur Zyra Federale për Statistikë, shkruan srf.ch.
Rritja më e madhe ndërkaq është bërë në kantonin jugor në Tiçino, ku vijnë për të punuar punëtorët italianë, transmeton albinfo.ch. Vetëm në këtë kanton punonin 65200 punëtorë “ndërkufitarë”, që ishte për 4.9 për qind ose për 3000 më shumë se para një viti.
Në këtë kanton ka pasur vazhdimisht ankesa nga banorët lokalë në adresë të këtyre punëtorëve.
Rritje mbi mesataren kishte edhe në regjionin e Cyrihut dhe në atë të Zvicrës Lindore.
Në regjionin rreth Liqenit të Gjenevës, që është zona me fluks më të madh nga fqinjët, kanë punuar 117.000 punëtorë të kësaj kategorie, përcjell albinfo.ch. Ndërsa në zonën e Zvicrës Veriperëndimore, (Bazeli me rrethina) që është e dyta për nga fluksi, kishte 71600 punëtorë të tillë.
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











