Bota
Rritet numri i ndalimit të emigrantëve në SHBA
143,470 persona janë arrestuar, një rritje prej 25 për qind, nga 114,434 vetë që ishte një vit më parë, sipas të dhënave për vitin fiskal 2017, që përfundoi më 30 shtator
Qeveria amerikane po ndalon një numër më të madh emigrantësh që ndodhen në Shtetet e Bashkuara, nën administratën e presidentit Donald Trump, ndërsa numri i të deportuarve është më i vogël, njoftuan zyrtarë federalë të imigracionit.
143,470 persona janë arrestuar, një rritje prej 25 për qind, nga 114,434 vetë që ishte një vit më parë, sipas të dhënave për vitin fiskal 2017, që përfundoi më 30 shtator, raporton ‘Zëri i Amerikës’.
Numri i personave të deportuar është gjithsej 226,119, një rënie prej 6 për qind, krahasuar me një vit më parë, përcjell albinfo.ch.
Por, të dhënat për vitin 2017, po ashtu tregojnë se agjentët federalë kryen 25 për qind arrestime më pak në kufi, duke rënë në shifrën 310,531, më e ulëta në 45 vitet e fundit.
Pakësimi i numrit të arrestimeve në kufi, mund të jetë edhe arsyeja e pakësimit të numrit të deportuarve, ngaqë Agjencia e Imigracionit dhe e Doganave merr kujdestarinë e njerëzve të ndaluar në kufi nga Agjencia e Doganave dhe e Mbrojtës së Kufijve, para se t’i deportojë ata.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










