Shqipëria
Rritet numri i turistëve në Shqipëri
Sipas analizave të INSTAT shumica e të huajve kanë ardhur për qëllime personale dhe pushime
Këtë vit Shqipëria ka shtuar muaj pas muaji interesin e turistëve të huaj.
Nga janari deri në maj, 2.4 milionë të huaj kanë ardhur në Shqipëri, gati 700 mijë më shumë sesa po e njëjta periudhë e vitit të shkuar. Sipas INSTAT, ky numër është rritur me 42,5 %, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë të dhënat e fundit tregojnë se vetëm në muajin maj, 705 mijë shtetas të huaj kanë hyrë në territorin shqiptar, një rritje kjo me 17 %, krahasuar me maj 2022. Sipas analizave të INSTAT, shumica e të huajve kanë ardhur për qëllime personale dhe pushime.
Gjatë këtij pesë mujori ata që e kanë vizituar Shqipërinë janë nga vendet e Evropës, kryesisht asaj jugore dhe perëndimore. Por nuk kanë munguar edhe shtetasit nga Amerika, për këtë fillim vit janë të dytët pas europianëve për numrin më të lartë të hyrjeve në Shqipëri.
Ndërkohë për muajin maj rezulton se më pak shqiptarë kanë lëvizur jashtë vendit. Krahasuar me maj 2022, ky tregues ka rënë me 5,3 %.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










