Shqipëria
Rritet numri i turistëve kinezë në Shqipëri
Ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Jiang Yu, në një takim që ka pasur me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka thënë se numri i turistëve kinezë vitin e fundit që kanë vizituar Shqipërinë është rritur për 64 për qind, shkruan Albinfo.ch
“Kina dhe Shqipëria kanë një bashkëpunim intensive, vuri në dukje ambasadorja Yu. Të dy vendet kanë nënshkruar 28 marrëveshje bashkëpunimi në 17 fusha, investimet e akumuluara kineze në Shqipëri janë dyzetfishuar dhe numri i turistëve kinezë vitin e fundit u rrit 64%. Kina ka qenë një mik i sinqertë dhe partner i besueshëm i Shqipërisë”, ka thënë ambasadorja.
Ndërsa kryetari i Kuvendit, Ruçi, falënderoi ambasadoren Yu për misionin e saj të suksesshëm në Tiranë dhe kontributin në fuqizimin e marrëdhënieve e të bashkëpunimit dypalësh.
“Kina është një fuqi e madhe globale dhe Shqipëria është e interesuar të forcojë bashkëpunimin me këtë shtet të madh e të fuqishëm”, nënvizoi kryetari Ruçi.
Kryetari i Kuvendit vlerësoi edhe nismat e fundit të qeverisë kineze për zgjerimin e bashkëpunimit me Shqipërinë dhe vendet e rajonit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














