Bota
Rritet numri i të papunëve në Gjermani
Sipas Agjencisë Federale të Punësimit, numri i të papunëve u rrit me 46,000 në krahasim me muajin korrik, duke arritur në 3.025 milionë persona
Papunësia në Gjermani ka tejkaluar shifrën e tre milionëve në muajin gusht, për herë të parë pas më shumë se një dekade, sipas të dhënave zyrtare.
Kjo përbën një tjetër goditje për ekonominë më të madhe të Evropës, që po përballet me shumë sfida.
Sipas Agjencisë Federale të Punësimit, numri i të papunëve u rrit me 46,000 në krahasim me muajin korrik, duke arritur në 3.025 milionë persona, niveli më i lartë që nga shkurti i vitit 2015.
Norma e përgjithshme e papunësisë në vend u rrit në 6.4 për qind, nga 6.3 për qind që ishte në korrik. Ndërkohë, kërkesa për punë po ngadalësohet. Në gusht pati 631,000 vende pune të lira, 68,000 më pak se një vit më parë, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Andrea Nahles, drejtoresha e agjencisë së punësimit, tha se të dhënat reflektojnë dobësinë në sektorin e prodhimit, që është “një motor i rëndësishëm për ekonominë gjermane”, por aktualisht në rënie.
Prodhuesit gjermanë, të goditur nga kostot e larta të energjisë dhe konkurrenca e ashpër kineze, ishin në vështirësi edhe para se presidenti amerikan Donald Trump të vendoste tarifa të reja tregtare.
Sipas një raporti nga firma e konsulencës EY, gjatë vitit të fundit industria gjermane ka humbur mbi 110,000 vende pune, ku rreth 50,000 prej tyre vijnë nga sektori i automjeteve. Këto shifra pritet të rrisin presionin mbi kancelarin Friedrich Merz, i cili e ka kthyer në prioritet kryesor ringjalljen e ekonomisë.
“Këto vlera duhet të jenë një thirrje zgjimi për politikanët. Kostot duhet të ulen dhe rregullat e ngurta duhet të zbuten,” thanë burime nga shoqata e prodhuesve të makinave.
Ministria e Punës deklaroi se qeveria është “në anën e punëtorëve dhe industrisë”, duke përmendur planet për të shpenzuar qindra miliarda euro gjatë viteve në vijim për infrastrukturën e vjetëruar.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












