Lajme
Rritet numri i të infektuarve në Austri: 242 raste të reja me Covid 19
Nga e diela deri të hënën, 242 raste të reja me koronavirus u regjistruan në Austri. 96 prej tyre vetëm në Vjenë. Numri i vdekjeve u rrit në 733 njerëz.
Numri i infeksioneve të koronavirusit vazhdon të mbetet tre shifror. Nga e diela deri të hënën, 242 raste të reja me koronavirus u shtuan në të gjithë Austrinë, shkruan heute.at përcjell Albinfo Austria.
Vjena është përsëri vatër kryesore me 96 raste të reja, pasuar nga Steiermark me 36, Austria e Ulët me 32, e vende të tjera më radhë.
Në të njëjtën kohë, numri i pacientëve në kujdes intensiv mbetet i pandryshuar në 23 persona. Numri i të sëmurëve aktivë është aktualisht 2.952.
Një person vdiq në 24 orët e fundit, kështu që numri i vdekjeve ka arritur në Austri në 733 persona.
Që nga fillimi i pandemisë dhe deri më tash në Austri 25.402 persona janë testuar pozitivisht me koronavirus ndërsa 21.657 persona janë shëruar.
Shqetësimi më i madh i infektimeve të reja në këtë shtet ende mbetet nga udhëtarët të cilën kthehen nga pushimet.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












