Lajme
Rritet numri i pasagjerëve, 90 % e trenave, funksionalë
Pothuajse të gjithë trenat janë në veprim në Zvicër pasi shërbimet normale rifilluan të hënën, tha kreu i Hekurudhave Federale Zvicerane. Por jo të gjithë kanë veshur maskat gjatë kohëve të ngarkuara
“Ne jemi shumë të lumtur për mënyrën se si gjërat kanë shkuar”, tha kreu i Hekurudhave federale, Vincent Ducrot, në konferencën zyrtare të koronavirusit.
Numri i pasagjerëve po rritet ndjeshëm, veçanërisht në zonat urbane, por më pak në rrugët me distanca të gjata, shtoi ai, përcjell albinfo.ch.
“Marrja e trenit është e sigurt”, tha Ducrot. Trenat po pastroheshin plotësisht, por kishte akoma vend për përmirësime kur bëhej fjalë për pasagjerët dhe masat mbrojtëse. “Njerëzit duhet të veshin maska kur ka shumë pasagjerë në tren”, nënvizoi Ducrot.
Faza tjetër e masave të udhëtimit me tren është e lidhur me rihapjen e kufijve me Gjermaninë dhe Austrinë fqinje – planet për të cilat u njoftuan këtë javë, përcjell tutje albinfo.ch.
U njoftua në të njëjtën konferencë për shtyp se kufizimet kufitare do të lehtësohen për njerëzit me partnerë, të afërm ose një shtëpi të dytë në Austri dhe Gjermani. Kjo hyri në fuqi nga dita e shtunë (dje).
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










