Bota
Rritet numri i njerëzve pa shtëpi në Gjermani
Vitin e kaluar rreth 678,000 njerëz ishin të pastrehë në Gjermani, një rritje prej katër përqind krahasuar me vitin paraprak
Kjo sipas një vlerësimi të ri nga Shoqata Federale për Ndihmë ndaj Njerëzve të Pastrehë (BAGW).
Një total prej 678,000 njerëz në gjithë Gjermaninë ishin të pastrehë në vitin 2018. Kjo shifër ishte 650,000 në 2017, përcjell albinfo.ch.
“Në krahasim me vitin 2017, kjo paraqet një rritje prej 4.2 për qind në totalin vjetor”, tha Werena Rosenke, drejtoreshë menaxhuese e BAGW.
Sipas vlerësimeve të shoqatës, përqindja e fëmijëve të pastrehë dhe e të rinjve është tetë për qind.
Në mesin e atyre pa strehim, gjithsej 41,000 njerëz flinin në rrugë vitin e kaluar.
Ndërkohë, numri i personave të pastrehë pa prejardhje refugjatësh u rrit me 1.2 për qind, ndërsa numri i refugjatëve të pastrehë në Gjermani u rrit me 5.9 për qind.
Rosenke tha se arsyet kryesore për rritjen e numrit të njerëzve të pastrehë është mungesa e strehimit të përballueshëm, tkurrja e stokut të strehimit social dhe ndikimi i vazhdueshëm i varfërisë. Prindërit e vetëm dhe të rriturit e rinj janë grupe veçanërisht të cenueshme, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











