Kosova
Rritet numri i fluturimeve në Kosovë
Numri i fluturimeve të realizuara ishte 1 601, ose 10,1% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për muajin gusht 2025.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se është rritur numri i udhëtarëve në gusht 2025, krahasuar me gusht të vitit 2024, transmeton albinfo.ch,
“Në muajin gusht 2025, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1 601, ose 10,1% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 512 955, ose 14,6% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Gusht 2024)”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, sa i përket transporti hekurudhor në muajin gusht 2025, numri i udhëtarëve ishte 7,732, ose 54,8% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa sasia e mallrave të transportuar në neto ton ishte zero.
E sa i përket telefonisë fikse, në muajin gusht 2025, numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks ishte 68 022, ose (-0,3%) më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa trafiku i realizuar (në minuta) ishte 2,087.327, ose (-1,0%) më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Gusht 2024).
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum Vogëlushi nga Nepolja e Pejës Dyshohet se ka humbur jetën pas disa ditësh në gjendje kome,... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes,
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














