Lajme
Rritet numri i azilkërkuesve në Gjermani, rrezikohen vizat
Ambasadori i Kosovës në Berlin, Skënder Xhakaliu ka marrë sinjale të qarta nga Ministria e Brendshme gjermane, se nuk do të pranohen azilkërkues kosovarë
Ambasadori i Kosovës në Berlin, Skender Xhakaliu ka përsëritur deklaratën e ambasadores gjermane në Prishtinë, Angleika Viets se Gjermani do t’i refuzojë 100 për qind kërkesat e kosovarëve për azil. Xhakaliu bëri thirrje që mos të shpenzohet kot, sepse azil në BE nuk.
Diplomati kosovar tha se rritja e numrit të azilkërkuesve në Gjerman dhe shtete tjera të Bashkimit Evropian, dëmton procesin e heqjes së vizave për Kosovën. Xhakaliu tha për RTK, se numri i azilkërkuesve kosovarë në Gjermani është rritur dukshëm.
“Ambasada e Kosovës në Berlin dhe shërbimet konsullore, janë shumë të shqetësuara më numrin në rritje të azilkërkuesve apo emigrantëve, të cilët janë duke ardhur në Gjermani. Ne ende nuk kemi numër të saktë, edhe pse kemi kërkuar nga institucionet gjermane të na japin këtë shifër”, deklaroi ai.
Qëndrimi i institucioneve gjermane, ashtu siç është thënë edhe ditëve të fundit nga vet Ambasadorja gjermane Viets në Prishtinë, sipas tij, është se Gjermani nuk pranon azilantë nga Kosova dhe ata të gjithë do të kthehen.
“Kosova njihet si shtet i sigurt dhe natyrisht këto emigrime janë me bazë ekonomike. Prandaj emigrimet ekonomike në shtetin gjerman nuk njihen, pra atyre kërkesa për azil nuk do tu njihet dhe pas shqyrtimit të kërkesës, ata do të kthehen mbrapa në Kosovë”, deklaroi Xhakaliu.
Në pyetjen se a do të ketë kthimit masiv të azilkërkuesve kosovarë nga Gjermania, Xhakaliu tha se kjo është e pavërtetë.
“Spekulime të tilla natyrisht që e dëmtojnë imazhin e institucionit të Republikës së Kosovë, por edhe imazhin e Ambasadës, sepse Ambasadat edhe në bazë të ligjeve tona edhe ligjeve gjermane në fuqi, edhe në bazë të Konventës së Vjenës, nuk ka të drejtë të përzihet në çështjen e azil-kërkimit në shtetin ku vepron dhe punon siç është rasti ynë në Gjermani”, tha ai.
Po ashtu ambasadori Xhakaliu demantoi mundësinë që Ambasada në Gjermani të ketë kontaktuar ndonjë aviokompani për kthimin e kosovarëve në Kosovë.
“Ambasada në Berlin, nuk është e përfshirë apo nuk ka lidhur kurrfarë kontratë, apo nuk ka kërkuar nga asnjë avio-kompani, lidhjen e ndonjë kontrate për kthimin masiv të emigrantëve, sepse kjo çështje është çështje e brendshme e shtetit gjerman”, deklaroi mes tjerash Xhakaliu.
Ambasadori i Kosovës tha se kanë marrë një deklaratë nga Ministria e Brendshme e Gjermanisë, se Gjermania nuk pranon azilkërkues për çështje ekonomike. Jo vetëm Gjermania, por edhe shtetet tjera të BE-së, sipas Xhakaliut, këtë e kanë thënë dhe potencuar disa herë.
“Në kontakt me Ministrinë e Punëve të Brendshme këtu në Gjermani na është thënë se kjo është një çështje shumë e ndjeshme dhe mund ta dëmtojë procesin e liberalizimit të vizave…Prandaj është shqetësues dhe mbetet shqetësues ky numër në rritje i kërkesave për azil jo vetëm në Gjermani por edhe në shtet tjera të Bashkimit Evropian”, deklaroi ai.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












