Lajme
Rritet numri, 36.500 të shëruar nga koronavirusi në Zvicër
Deri më tani është bërë testimi i miliona personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi në Zvicër.
Të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër është rritur dukshëm në këto ditët e fundit, shkruan albinfo.ch.
Gjatë kësaj jave, në Zvicër është raportuar se numri i shërimeve ka arritur në 36.500 persona, përderisa në fund të muajit maj ishin vetëm 30 mijë të shëruar. Kjo rritje e shërimeve sipas autoriteteve zvicerane çdoherë e më shumë po vjen si rezultat nga trajtimi i duhur dhe kujdesi i stafit mjekësor karshi pacientëve dhe respektimi i masave nga e mbarë popullata, transmeton albinfo.ch.
Në Zvicër janë prekur deri më tani 42,763 raste me COVID-19 dhe në tërësi që nga rastet e para, ka bërë 1,039,741 testime, nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi.
Sipas raporteve nga kantonet 36.5 mijë njerëz janë konfirmuar se janë shëruar plotësisht nga virusi. Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.
Nga ana tjetër, duhet theksuar se Zvicra është renditur e para në vendet më të sigurta në botë kundër koronavirusit. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










