Lajme
Rritet numri, 29.000 të shëruar nga koronavirusi në Zvicër
Deri më tani është bërë testimi i qindra-mijëra personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi në Zvicër.
Të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër është rritur dukshëm në këto ditët e fundit, shkruan albinfo.ch.
Gjatë kësaj jave, në Zvicër, janë raportuar se numri i shërimeve ka arritur në 29.000 persona, përderisa në fund të muajit maj ishin vetëm 26 mijë të shëruar. Kjo rritje e shërimeve sipas autoriteteve zvicërane çdoherë e më shumë po vjenë si rezultat nga trajtimi I duhur dhe kujdesi i stafit mjekësor karshi pacientëve dhe respektimi i masave nga e mbarë popullata, transmeton albinfo.ch.
Në Zvicër janë prekur deri më tani 31,292 raste me COVID-19 dhe në tërësi që nga rastet e para, ka bërë 507.736 testime.nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi.
Sipas raporteve nga kantonet 29 mijë njerëz janë konfirmuar se janë shëruar plotësisht nga virusi. Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.
Nga ana tjetër, duhet theksuar se Zvicra është renditur e para në vendet më të sigurta në botë kundër koronavirusit. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














