Lajme
Rritet në 13 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Zvicër
Dy të vdekurit në Tiçino kanë qenë në moshë të shtyrë dhe i kanë takuar grupit të rrezikuar, me sëmundje kronike
Deri më tani, në Zvicër gjithsej 13 njerëz kanë vdekur nga sëmundja Covid-19. Është njoftuar se sot në Kantinin e Ticinos kanë vdekur dy persona dhe në Gjenevë, një person, shkruan srf.ch.
Dy të vdekurit në Tiçino kanë qenë në moshë të shtyrë dhe i kanë takuar grupit të rrezikuar, transmeton albinfo.ch. Dmth kanë vuajtur nga sëmundje të rënda kronike më parë. Ndërsa viktima nga Gjeneva ka qenë një grua 32 vjeçe.
Me dy viktimat e fundit, Kantoni i Ticinos ka pesë të vdekur nga koronavirusi, që është numri më i madh në Zvicër
Ndërkaq numri i personave që janë infektuar me koronavirus është rritur në 1189, sithotë në një njoftim të saj Zyra Federale e Shëndetit Publik.
Ky numër është për 180 më shumë se një ditë më parë. Një total prej 1,359 personash të testuar kanë dalë pozitivë, katër prej tyre në Principatën e Lihtenshtajnit, përcjell albinfo.ch. Në 170 raste, ishte në dispozicion rezultati i parë pozitiv, dhe konfirmimi ishte ende në pritje.
Deri më tani, ka pasur raporte për njerëz të sëmurë nga të gjitha kantonet, përveç Appenzell Innerrhoden. Sipas shifrave të fundit, 52 për qind e rasteve janë burra, 48 përqind ishin gra. Deri më tani, gjithsej 13 njerëz kanë vdekur nga sëmundja Covid-19.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













