Fotolajmi
Rritet në 12 numri i viktimave në Berlin
Gjermania është tronditur pas një sulmi me kamion në një treg krishtlindjesh në Berlin të hënën në mbrëmje. 12 të vdekur dhe 48 të plagosur, është bilanci i kësaj ngjarje të tmerrshme. 3 persona kanë vdekur në spital nga plagët që kanë marrë ndërsa autori, me gjasë ishte refugjat i ardhur nga Pakistani në Gjermani në shkurtin e këtij viti, raportojnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere është shprehur se ka “shumë” të dhëna që flasin për sulm. “Nuk dua të flas për një atentat, por ka shumë të dhëna që flasin për këtë”, tha de Maiziere për televizionin ARD. “Aktualisht po marrim në pyetje një të dyshuar, tha ai “por tani jam mendje tek të afërmit e viktimave dhe të plagosurit e ngjarjes së tmerrshme.”
Sic raporton DW, kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila ka qenë që nga orët e mbrëmjes në kontakt të vazhdueshëm me ministrin e Brendshëm, sipas zëdhënësit, Steffen Seibert është shprehur me hidhërim për sulmin në Berlin dhe ka theksuar se “ne mbajmë zi për viktimat”.
Presidenti gjerman, Joachim Gauck e ka quajtur të hënën një “natë të rëndë për Berlinin”.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












