Bota
Rritet jetëgjatësia dhe pavarësia e grave në botë
Gratë në gjithë botën sot jetojnë më gjatë se në të kaluarën, janë më të arsimuara dhe më të pavarura. Ky është përfundimi që ka nxjerrë raporti më i ri i bërë nga OKB-ja lidhur me gjendjen e grave, i publikuar të martën.
Brenda njëzet viteve të fundit, jeta mesatare e gruas në botë ka shënuar një zgjatje të konsiderueshme, nga 64 sa ka qenë atëbotë në 72 vjet sa është tash, sipas raportit të përmendur. E mosha mesatare e burrave në botë është 68 vjet.
Ndërsa numri i grave që vdesin gjatë lindjes së fëmijës nga viti 1990 ka rënë pothuaj përgjysmë, gjegjësisht për 45%. Nga 380 vdekje në 100 mijë lindje, kjo shkallë në vitin 2013 ka rënë në 210 vekje.
Fakti se femrat sot martohen më vonë, gjegjësisht në një mesatare prej 25 vjetësh është tregues edhe per ngritjen e tyre arsimore në krahasim me të kaluarën dhe për faktin se janë më shumë të punësuara.
Megjithatë dallimet në treegun e punës në mes të gjinive vazhdojnë tëe jenë të mëdha ndërsa barazimi i të drejtave në mes tyre bën pjesë në 17 synimet për zhvillim që i ka vendosur OKB për t`u realizuar deri në vitin 2030.
Ndërkohë që 77 % të të gjithë burrave janë të punësuar, shkalla e punësimit te gratë është vetëm 50. Në të shumtën e rasteve ato punojnë me paga më të ulëta, në mes 70 dhe 90% në krahasim me meshkujt. Por është interesante se, sipas këtij raporti, tash në botë ka më shume femra se meshkuj që studiojnë në universitete dhe shkolla të larta.
Dhuna ndaj grave mbetet edhe më tutje problem akut. Rreth një e treta e grave gjatë jetës bëhen viktima të dhunës, konstaton raporti i OKB-së.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












