Turizëm
Rritet interesimi i turistëve sllovenë për ta vizituar Shqipërinë
Shqipëria së fundmi ka zgjuar interesim edhe për turistët sllovenë, përcjell albinfo.ch.
Siç njofton Ambasada Shqiptare në Slloveni, interesimi i turistëve sllovenë për të vizituar e kaluar pushimet verore në Shqipëri është rritur.
“Gjatë periudhës së fundit katërmujore, ambasada ka intensifikuar veprimtaritë promovuese të turizmit shqiptar. Ndërkohë, ka pasur rritje të interesimit të qytetarëve sllovenë, studentëve, njerëzve të thjeshtë, zyrtarëve, si dhe atyre të apasionuar për turizmin e aventurës për të vizituar e kaluar pushimet verore në Shqipëri”, thuhet në njoftim.
Për këtë arsye, ambasada u ka ofruar kontakte me agjenci e operatorë turizmi në Shqipëri, si dhe ka vënë në dispozicion materiale e informacion për turizmin e kulinarinë shqiptare, asetet kulturore e historike të vendit, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















