Lajme
Rritet deficiti tregtar i Kosovës
Në qershor ka vazhduar të rritet deficiti tregtar i Kosovës. Ai ishte 182 milionë euro, krahasuar me 158.3 milionë euro sa ka qenë para një viti.
Shqetësues është fakti se, sipas Entit të Statistikave të Kosovës, gjatë këtij muaji janë eksportuar mallra në vlerë prej 30.7 milionë euro, apo 0.4 për qind më pak. Ndërkohë importi është rritur 12.5 për qind, përkatësisht ai kishte arritur vlerën 212.8 milionë euro.
Kosova sërish ka vazhduar që kryesisht të eksportoj mbeturina të metaleve, 47.9 për qind, produkte minerale 30.8 për qind, ushqime të përgatitura, pije dhe duhan 3.9 për qind, plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, 3.7 për qind, makineri, 3.1 për qind.
Ndërkaq, pjesëmarrje më të madhe në import kanë produktet minerale, ku bëjnë pjesë edhe karburantet,19.2 për qind, ushqimet, pijet dhe duhani, 12.3 për qind, makineritë, 10.0 për qind, metalet bazë,9.4 për qind produktet e industrisë kimike, 7.5 për qind, plastikë dhe gomë, 6.5 për qind.
Partner kryesor për eksport Kosova në qershor e kishte Italinë, ku shkuan 20.9 për qind të mallrave, pastaj Kinën, 12.4 për qind, Shqipërinë, 10.4 për qind, Maqedoninë, 9.5 për qind, Zvicrën, 9.2 për qind, Gjermaninë, 5.0 për qind.
Importi më i madh u bë nga Maqedonia, 15.3 për qind, Serbia, 13.6 për qind, Gjermania, 11.3 për qind, Turqia, 7.6 për qind, Kina, 7.2 për qind.
Bashkimi Evropian me në eksportin kosovar merr pjesë 36.2 për qind, kurse në import 33.1 për qind.
Pjesëmarrja e eksportit të Kosovës në Serbi u ngrit në 1.5 për qind, nga 0.7 për qind sa ishte para një viti, ndërsa importi merrte pjesë 13.6 për qind, ose 2.2 pikë të përqindjes më shumë se në qershor të vitit 2010.
Në maj deficiti tregtar i Kosovës ishte 183.5 milionë euro, kurse në prill, 166.5 milionë euro.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












