Kosova
Rritet bashkëpunimi mes komunave të Francës dhe Kosovës
Javën e kaluar, zonja Edona Bujupi Loxha, Drejtoreshë e Drejtoratit për Administratë nga komuna e Istogut qëndroi në Francë, e ftuar nga Ambasadori i nderit, z. Tahir Shabani, njëherësh president i Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare.
Në programin e vizitës së saj ishin: Favorizimi për bashkëpunim; Kulturë, administrate, urbanizëm, zhvillim ekonomik, turistik, partneritet me shkollat dhe institucionet. Dhe me prioritet agjenda preliminare për thellimin e bashkëpunimit bilateral nga Shtator 2019.
Vizitat filluan në qytetin Saint-Genis-Pouilly, me një pritje të nivelit nga Kryetari i Komunës z. Hubert Bertrand, znj. Yasmine MECIBAH Drejtoresha e Kabinetit dhe Drejtori i Shërbimeve Publike. Me prioritet diskutuam për mundësinë e bashkëpunimit në realizimin e disa projekteve të përbashkëta, me fokus të veçantë në administratë dhe kulturë, urbanizëm, shkolla me qëllim për të filluar një kapitull të ri mes dy komunave në nivel institucional.
Më tutje u zhvillua një takim me znj. Dominique Lachenal, nënkryetare e komunës për Burime Njerëzore dhe Financa, dhe z. Philippe Lejeune, drejtor i përgjithshëm, në komunën e Annemasse në Francë. Me ta u bisedua për komunën në tërësi, për rolin e administratës publike, sfidat e ndryshme që i kemi dhe fillimin e bashkëpunimit mes dy komunave.
Gjatë qëndrimit në Francë, zonja Edona Bujupi Loxha Drejtoreshë e Drejtoratit për Administratë nga komuna e Istogut, u takua me stafin e arkivit dhe Znj. Marie-Claude RAYSSAC-Përgjegjëse e arkivave komunale në Annecy dhe këshillin e Qarkut, ku u njoftua për së afërmi me funksionalizimin dhe arkivimin e lëndëve. Mikpritësit u shprehën të gatshëm që së shpejti t’i mirëpresin zyrtarët e Komunës së Istogut për këmbim të përvojës së tyre në këtë aspekt. Qëllimi i kësaj vizite zyrtare ishte që të zgjerojë bashkëpunimin mes arkivave dhe shkëmbimin në nivel nacional me arkivin e Francës në Paris, thuhet veç tjerash në një komunikatë të Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare në Bashkimin Evropian – Amitie Franco Albanaise, me seli në Annemasse të Francës.
Ambasadori i Nderit dhe Komisioner i Lartë për Paqen Botërore, Tahir Shabani si dhe Diplomacia Publike vazhdojnë të kenë prioritet absolut bashkëpunimin institucional të komunave të Kosovës me komunat e Francës. Është intensifikuar dhe do të vazhdojë me prioritet të rritet bashkëpunimi mes komunave të Kosovës dhe Francës.
E-Diaspora
-
Francë
Francë: Shqiptari dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e partneres para syve të fëmijës Vrasja e 22-vjeçares në Francë, shqiptari dënohet me burg të përjetshëm... -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 20-vjeçar shqiptar -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026











