Kosova
Rriten të hyrat nga Dogana e Kosovës
Dogana e Kosovës gjatë periudhës janar-mars 2018 ka arritur në total vlerën prej rreth 212 milionë euro. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2017, të hyrat doganore shënuan rritje për 2% apo 4.1 milionë euro më shumë.
Sipas Doganës ndikim tek të hyrat nga importi kanë pasur politikat fiskale të cilat kanë hyrë në fuqi më 1 janar 2018, që favorizojnë ulje taksash në kategori të caktuara, si stimulim i zhvillimit ekonomik, përcjell albinfo.ch.
Për ketë tremujor vlera e mallit që është liruar nga taksat në import është 55 milionë euro dhe ndikimi në taksa ka qenë 12.6 milionë euro vetëm nga lirimet për lëndën e parë dhe inputet që përdoren në proces të prodhimit, ku krahasuar me tremujorin e vitin e kaluar lirimet nga taksat në import kanë shënuar një rritje prej 116 %.
Ndikimi nga MSA është rreth 8.8 milionë euro apo rreth 41.6% më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Gjithashtu efekti i vendimit në kufizimin e veturave në import deri në 10 vite, ka ndikuar që të kemi rënie të importit të veturave të përdorura për 46% dhe efekti negativ në të hyra vetëm për ketë 3 muaj tek kategoria e importit të veturave të përdoruara është 4 milionë euro.
Sa i përket eksportit, në sasi ka shënuar një rënie prej 15.63 %, ndërsa në vlerë shënon rritje prej 2.59 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












