Lajme
Rriten rastet e fruthit në Evropë, alarmon OBSH
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ngre alarmin për rastet e shtuara me fruth në Evropë.
Nëpërmjet një komunikimi zyrtar, OBSH njofton për një rritje alarmante me 30-fish të rasteve të fruthit në Evropë gjatë 2023-ës.Teksa bën thirrje për vaksinim, OBSH thotë se rastet me fruth janë rritur me tridhjetë herë në periudhën janar-tetor të vitit 2023 në krahasim me vitin 2022.
Më shumë se 30,000 njerëz u infektuan në 2023, krahasuar me 941 gjatë gjithë vitit 2022, shkruan BBC, përcjell albinfo.ch.
Drejtuesit e shëndetësisë paralajmërojnë se rastet janë ende në rritje dhe nevojiten “masa urgjente” për të parandaluar përhapjen e mëtejshme.
OBSH-ja mendon se kjo është rezultat i numrit më të paktë të fëmijëve që janë vaksinuar kundër sëmundjes gjatë pandemisë së COVID.
Duke folur për situatën në Evropë, Dr. Hans Kluge, drejtor rajonal në OBSH, u shpreh se situatë është shumë shqetësuese.
“Ne kemi parë, në rajon, jo vetëm një rritje 30-fish të rasteve të fruthit, por edhe afro 21,000 shtrime në spital dhe pesë vdekje të lidhura me fruthin. Kjo është shqetësuese.Vaksinimi është mënyra e vetme për të mbrojtur fëmijët nga kjo sëmundje potencialisht e rrezikshme”, tha ai.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













