Shqipëria
Rriten çmimet ndërtimore në bregdetin shqiptar
Çmimet e ngjashme me hotelet në Turqi

Duket se shtrenjtimi i çmimeve të vilave dhe apartamenteve në bregdet po vijon edhe në vitin 2023, përcjell albinfo.ch.
Në apartamentet e reja në zonat rezidenciale në Vlorë dhe Sarandë, sipas agjencive të pasurive të patundshme, çmimet e apartamenteve janë rritur 40% më shumë krahasuar me 2022, përcjell albinfo.ch.
Në bregdetin e Durrësit dhe Qerretit, çmimet e pronave në vijën e parë janë shtrenjtar mbi 30%.
Agjencitë e pasurive të patundshme pohuan se arsyet kryesore të rritjes së çmimeve janë kërkesa e lartë nga të huajt dhe shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit.
Në resortet turistike, që kanë nisur punimet këtë vit, si në Orikum të Vlorës apo Sarandë, çmimet e apartamenteve variojnë nga 2,500 deri në 3,500 euro për metër katror.
Rritje të lartë ka edhe për çmimet e vilave. Vilat elitare në bregdet po shiten me çmimin e 1,6 mln eurove, 33% më shumë se vjet.
Shtrenjtohet Durrësi, Golemi dhe Qerreti 15%; Me çmim ekonomik, vetëm ndërtimet e para 15 vjetëve
Edhe këtë vit, çmimet e apartamenteve në zonat bregdetare të Durrësit kanë vijuar tendencën e rritjes.
Shtrenjtimi më i lartë është për pronat në vijën e parë të ndërtimit, që kanë arritur nivelin maksimal prej 1,500 euro/m² nga 1,300 euro që u shitën vjet (rritja 15%).
Në vitin 2021, maksimumi i çmimit për ndërtimet e vijës së parë p.sh., në zonën e Shkëmbit të Kavajës arrinte deri në 750 euro.
Arian Gjuzi, broker i agjencisë imobiliare “Century 21 EON” në Durrës nënvizoi për “Monitor” se çmimet në vijën e parë bregdetare të zonave si: Durrës, Plazh, Golem, Shkëmbi i Kavajës dhe Qerret janë rritur 100 deri në 200 euro.
Z.Gjuzi shton se rritja është ndikuar nga kërkesa e lartë për këto prona dhe oferta e ulët. Sipas tij, pronat po blihen kryesisht nga çekët, polakët apo shqiptarët e diasporës, me qëllim investimi dhënie me qira.
“Vjet çmimi maksimal për ndërtimet e reja me pamje nga deti në vijën bregdetare të Durrësit dhe Qerretit arrinte deri në 1,300 euro/m², këtë vit është 1,500 euro/m².
Shumica e blerësve, kryesisht të huajt dhe nga diaspora, kërkojnë gjithmonë prona në vijë të parë. Ndërtimet e reja në vijë të parë janë të pakta. Për këtë arsye, çmimet janë rritur”.
Përfaqësuesi i agjencisë së pasurive të patundshme, “Century 21 EON”, shton se në Durrës ka ende prona me çmime ekonomike, të cilat preferohen më shumë nga vendasit.
“Apartamentet e ndërtimeve të 10 apo 15 viteve më parë në Golem po shiten me çmime ekonomike 600-650 euro/m², që parapëlqehen nga vendasit. Ndërsa ndërtimet e reja në Golem këtë vit, që shtrihen në vijën e fundit, janë me çmim 800 – 850 euro/m²”.
Po kush po blen në bregdetin e Durrësit? Arian Gjuzi pohon se krahasuar me vjet, kërkesa për prenotim blerjesh nga çekët dhe polakët që dominuan tregun është në rënie mbi 50%.
Sipas tij, kjo ka ndodhur prej pasigurisë së shpenzimeve për shkak të luftës Rusi-Ukrainë. Kërkesa për apartamente kryesohet më pas nga shtetasit nga diaspora, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Ndërsa nga vendasit, kërkesa është e përqendruar vetëm te banorët e kryeqytetit, blerësit nga rrethet janë të papërfillshëm.
“Të huajt po blejnë apartamente me qëllim investimi, për dhënie me qira nëpërmjet platformave ndërkombëtare. Kjo po ndodh edhe me investimet e emigrantëve të Zvicrës, diasporës apo të rajonit.
Ndërsa kërkesa nga vendasit është shumë e ulët, për shkak të çmimit të lartë. Niveli 1,500 euro për metër katror në vijën e parë të ndërtimit është një çmim i papërballueshëm për shqiptarët”, thekson z. Gjuzi.
Agjencitë e pasurive të patundshme pohojnë se çmimet në bregdetin e Durrësit kanë arritur pikun dy vitet e fundit dhe nuk parashikohet më rritje.
Ekspertë të tregut shtuan se kërkesa nga të huajt ka rritur çmimin në Durrës. Edhe shumë apartamente sipas konstatimeve të agjencive real state në vitet 2019-2021 u blenë nga agjencitë polake dhe çeke me çmim 500 euro/m² dhe u rishitën te shtetasit e huaj me çmim 750 euro/m².
Agjencitë imobilare e konsiderojnë këtë një faktor që ka nxitur rritjen e çmimeve të pronarët e tjerë që rishisnin apartamentet.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ekspozita “Gjergji në Art”, nderim artistik për 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut Ngjarja do të prezantojë një përzgjedhje të pasur veprash nga artistë shqiptarë të frymëzuara nga...
-
Rrënjët që nuk thahen: Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri