Shqipëria
Rriten çmimet e banesave në Tiranë
Çmimet e pasurive të paluajtshme janë rritur në Tiranë, edhe në muajin e parë të këtij viti. Në komplekset në ndërtim e sipër në Rrugën e Kavajës, punimet janë intensive.
Në fund të muajit tetor, çmimi mesatar për metër katror ishte 1200 euro. Këtë muaj, oferta e ndërtuesve për metër katror ishte të paktën me 100-200 euro më shumë për metër katror.
Sipas agjencive të pasurive të paluajtshme, të kontaktuar nga “Monitor”, po konstatohet tendencë në rritje edhe në zona të tjera të Tiranës, edhe pse jo në këto nivele, përcjell albinfo.ch.
Zona e Kopshtit Botanik ka dalë me një ofertë prej 1100 euro për metër katror nga 1000 euro që ishin në vitin që lamë pas. Edhe në zonën e Komunës së Parisit ka një tendencë shtrenjtimi për banesat në ndërtim, por edhe ato ekzistuese.
Ndërkohë, të dhënat e INSTAT kanë treguar se ka një rritje të ndjeshme të lejeve të ndërtimit të dhëna në Tiranë. Për 9-mujorin 2017 janë dhënë gjithsej 167 leje ndërtimi nga 65 që ishin dhënë të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rritje prej 157%.
Ndryshe nga ndërtuesit, këtë vit agjencitë e pasurive të paluajtshme parashikojnë stabilitet. Në 2018-n do të aplikohet edhe taksa mbi pronën, e cila ndryshon në objektet për banim dhe ato për biznes. Sipas akterëve të tregut, kjo taksë e re nuk do të transferohet në çmim, por të mbahet nga pronarët.
Vitin e kaluar, çmimet e apartamenteve u rritën në muajt e parë të vitit me rreth 10% në zonën brenda unazës, duke reflektuar kërkesën e shtuar, teksa u rrit dukshëm blerja e apartamenteve në “cash”. Në gjysmën e dytë, tregu u stabilizua, pas shtimit të ofertës si rrjedhojë e rigjallërimit të ndërtimeve, duke shënuar rënie të lehtë në zonën e qendrës. Por, në periferi apartamentet u shtrenjtuan me 50-100 euro për metër katror, duke arritur në 450-600 euro për metër katror si rrjedhojë e rritjes së kostos së ndërtimeve.
Në zonën përreth Unazës, çmimet luhaten nga 800-900 euro, deri në rreth 3000 euro, afër TVSH-së, që është dhe zona më e shtrenjtë në Tiranë.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










