Lajme
Rrëzohet mocioni i Vetëvendosje për privatizimin
Ky mocion u kundërshtua nga 53 deputetë, 45 votuan pro mocionit, ndërsa tre u deklaruan të përmbajtur
Deputetë e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë mbështetur të enjten mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje për pezullimin e privatizimit të ndërmarrjeve publike në Kosovë. Ky mocion u kundërshtua nga 53 deputetë, 45 deputetë ndërkaq votuan pro mocionit, ndërsa tre u deklaruan të përmbajtur (abstenuan).Ajo që ishte me karakteristike në këtë votim, ishte fakti se kundër decentralizimit votuan edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe deputeti Fatmir Limaj. Të dy këta ligjvënës i takojnë partisë në pushtet-PDK-së që drejtohet nga kryeministri Hashim Thaçi. Ndërkaq, pavarësisht se ishte në rend të ditës që kundër këtij mocioni të votohet nju rezolutë e PDK-së që i jepet mbështetje privatizimit, kjo nuk kaloi. Deputeti i Vetëvendosjes Visar Ymeri, i cili kishte iniciuar debatin për privatizimin, i cili gjatë dy seancave të kaluara ngjalli shumë debate, tha se futja në rend dite e mocionit bashkë me rezolutën e PDK-së ishte në kundërshtim me rregulloren e punës.“Nuk ka të drejtë asnjë person tjetër të shtroj mocion këtu përveç kërkuesit të debatit dhe rrjedhimisht kërkoj që sot të votohet vetëm mocioni i cili është paraqitur në Kuvend nga parashtruesi i debatit, e që jam unë së bashku me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe i dakorduar edhe me dy grupet tjera parlamentare LDK-në dhe AAK-në”, ka thënë Ymeri citon REL.Përveç kësaj çështje, në seancën e të enjtes para ligjvënësve kosovarë fa folur ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. Ky i fundi ishte ftuar në interpelancë nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të raportuar rreth fushatës lobuese, me theks të veçantë për njohjen apo mosnjohjen nga mali.Shefi i diplomacisë kosovare tha se procesi i njohjes do të vazhdojë pavarësisht konsekuencave dhe vështirësive.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik














