Lajme
Rrëzohet avioni, vdesin katër ushtarë amerikanë
Stërvitje në Norvegji
Katër ushtarë amerikanë kanë vdekur pas rrëzimit të një avioni gjatë stërvitjeve të NATO-s. Këto stërvitje nuk ishin të lidhura me luftën në Ukrainë, tha të shtunën kryeministri norvegjez, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Støre, shkroi në Twitter se rrëzimi i avioni ka ndodhur të premten mbrëma, ndërkaq shtoi se po hetohen shkaqet e këtij incidenti.
“Ushtarët po merrnin pjesë në stërvitjet e NATO-s të quajtura ‘Përgjigjja e Ftohtë’”, tha ai, teksa shprehu ngushëllime për familjarët e ushtarëve të vrarë.
Avioni i tipit V-22B Osprey i përkiste marinës amerikane, thanë forcat e armatosura norvegjeze.
“Avioni kishte në bord katër pjesëtarë dhe u nis në një mision stërvitor në qarkun Nordland”, në veri të Norvegjisë, u tha në deklaratë.
Kryeministri norvegjez tha se avioni ishte paraparë të ateronte para orës 18:00 të premten, por u rrëzua në jug të qytetit Bodo. Policia dhe ekipet e shpëtimit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkaq në orët e para të së shtunës autoritetet konfirmuan se katër pjesëtarët e ekuipazhit kanë vdekur.
Stërvitjet e përvitshme ushtarake të NATO-s në Norvegji nuk janë të lidhura me Ukrainën. Këtë vit, në këto stërvitje marrin pjesë rreth 30,000 trupa, 220 avionë dhe 50 anije nga 27 vende. Shtetet që nuk janë pjesë e NATO-s, Finlanda dhe Suedia po ashtu po marrin pjesë në këto stërvitje.
Stërvitjet kanë nisur më 14 mars dhe do të përfundojnë më 1 prill.
E-Diaspora
-
Dy ekstradime të shtetasve kosovarë, në bashkëpunim me autoritetet gjermane Kosova dhe Gjermania bashkëpunojnë për dy ekstradime ndërkombëtare... -
Bernë: Posta Shqiptare synon transformim dixhital dhe zhvillim përmes UPU-së -
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale










