Bota
Rrëzohet aeroplani me 157 persona, nuk raportohet për të mbijetuar
Një tragjedi ajrore ka ndodhur paraditen e sotme. Aeroplani i “Airlines Ethiopian”, është rrëzuar pranë qytetit të Bishoftu, 62 kilometra në juglindje të kryeqytetit “Addis Abeba”.
Aeroplani me 157 persona në bord udhëtonte nga kryeqyteti i Etiopisë drejt Nairobit, por sipas “Reuters” kompania e fluturimit ka njoftuar rrëzimin e tij.
“Është konfirmuar se aksidenti ka ndodhur në 08:44”, raporton Reuters, përcjell albinfo.ch.
“Aeroplani Boeing 737 transportonte 149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit. Ai u ngrit në orën 08:38 nga Addis Ababa, në Etiopi. Në këtë kohë operacionet e kërkim-shpëtimit janë në zhvillim e sipër dhe ne nuk kemi informacion të konfirmuar për të mbijetuarit”, ishte komunikata nga kompania ajrore.
“Stafi i Airlines Ethiopian do të dërgohet në skenën e aksidentit dhe do të bëjë gjithçka të mundshme për të ndihmuar shërbimet e emergjencës”, shtoi ajo.
Kryeministri Abiy Ahmed ofroi “ngushëllimet më të thella për familjet e atyre që kanë humbur të dashurit e tyre”.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












