Kosova
Rrezikohen miliarda euro nëse nuk vjen diaspora në Kosovë
Pasojat do të jenë të mëdha për ekonominë e Kosovës, nëse nuk do të vijnë mërgimtarët
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti në një intervistë për Telegrafi.com ka thënë se në këtë periudhë të pandemisë se COVID-19 ka rënie të remitencave.
Mehmeti thotë se mosardhja e diasporës në Kosovë, rrezikon që në mos sjelljen e një miliardë eurove të tjera nga shpenzimet e tyre.
“Nëse i referohemi vitit të kaluar, të hyrat nga remitencat kanë qentë 875 milionë euro ose në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto janë 12 për qind. Pritjet tona janë që remitencat të kenë rënie diku 14.1 për qind, gjatë këtij viti. Por, ne e kemi edhe kategori që diaspora i bënë në Kosovë, ne i quajmë shpenzime të udhëtimit, ku kjo shumë është rreth një miliard euro. Mos ardhja e tyre në Kosovë do ta rrezikonte këtë shumën prej një miliard euro”, deklaroi Mehmeti, përcjell albinfo.ch.
“Nga të dhënat e fundit që i kemi në dispozicion, po flas për muajt janar-prill 2019, kanë qenë 140 milionë euro që kanë ardhur përmes transferëve bankare, apo institucioneve tjera financiare jo-bankare, ndërkaq tani që i kemi të dhënat e reja për muajt janar-prill 2020 kemi 120 milionë euro, pra kemi një rënie prej 14.1 për qind. Këtu nuk përfshihet ato mjetet financiare që deklarohen në kufi, kjo për faktin se kjo ka bërë të pamundur ardhjen e bashkatdhetarëve tonë”, tregon ai.
Në këtë intervistë, Mehmeti ka folur për qasjen e BQK-së karshi ekonomisë pas pandemisë së COVID-19, kontributin e saj dhe bankave komerciale karshi kësaj pandemie.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











