Lajme

Rreth Lavdimave tanë

Një fushatë politike që flet më shumë për egon personale dhe politike se sa kishte si preokupim gjendjen e rëndë dhe reale të ekstremizimit fetar në Kosovë

Këto ditë portalet tona botuan një fotografi të një kasapi të quajtur shqiptar që po masakronte një të ri në Siri.

E para,  këto fotografi tmerruese nuk e kishin vendin në portalet tona ditore  dhe e dyta, me publikimin e tyre, portalet tona  krijuan pikërisht atë që kërkon Lavdim Muhaxheri, një reklamë dhe një platformë mediatike falas.

Por ajo që më ra në sy ishte ngarendja e politikanëve, të atyre me mjekër dhe pa të, të politikaneve me shami dhe pa të, të hoxhallarëve të moderuar dhe të atyre më pak të moderuar,  për të dënuar dhe shprehur mllefin e tyre kundër ektsremizimit dhe terrorizmit fetar.

Një politikan, na tha se ai kishte qenë shumë më herët largpamës në dënimin e këtij ekstremizmi, sepse ne të tjerët (lexo populli i thjeshtë) nuk mund ta kuptonim largpamesine e tij, ndërsa një politikane, po në kuadër të kësja optike largpamëse, i quajti të gjithë ata që po zgjoheshin nga gjumi , si maskarenjë.

Një fushatë politike e llojit të vet që flet më shumë për egon personale dhe politike se sa kishte si preokupim gjendjen e rëndë dhe reale të ekstremizimit fetar në Kosovë dhe më gjerë.

Duke i lexuar këto reagime, thashë  me vete shyqyr që na doli një kasap si Lavdim Muhaxheri atje në Sirinë e largët dhe na i bashkoi të gjithë, te moderuarit dhe ata me pak te moderuarit (lexo ektremistët me petkun e moderatorit), në luftën kundër ekstremizimit dhe terrorizmit islamik.

Një  shou mediatik, sikur në Kosovë mos të kishte hoxhollarë që predikojnë në disa nga xhamitë tona dhunën dhe urrejtjen ndërfetare, ndërnjerëzore dhe ndëretnike. Sikur Lavdim Muhaxheri kishte pikur nga qielli dhe mos te ishte ishte prodhim vendor (përkunder faktit që ai e ka djegur publikisht pasportën kosovare) .

  • Sikur mos të kishte imamë që madhërojnë Islamin si shpëtues të njerzimit dhe fyejnë qafirët dhe të pafetë ; 

  • Sikur mos të kishte Imamë që motrat tona i quajnë kurva sepse bëjnë dashuri para martesës, ose puthen ne publik si « shkina » ;

  • Sikur mos të kishte Imamë që me ligjëratat e tyre ua shpërrlajnë trurin të rinjëve tanë, dhjetëra Lavdim Muahxherave të ardhshëm,  me xhihadizëm  dhe ekstremizëm fetar ;

  • Sikur mos të kishte Imamë që vendosin për secilin nga ne si duhet të vishemi, të hajmë e si të sillemi në rrugë,  ç’ështe e mirë e ç’është e keqe për ne dhe  islamin,  si ta mbrojnë dhe luftojnë për Atë, dhe « vëllezërit » muslimanë kudo që janë në botë.

  • Sikur mos të kishte imamë të tillë që muslimanët në botë ose në lindjen e Mesme t i paraqesin viktima të « kryqalinjëve » dhe t’i thërrasain « vëllezërit e tyre shqiptarë muslimanë  të soldiarizohen me ata ;  dhe nën zë,  e bile edhe hapur, pse edhe mos të shkojnë t’i mbrojnë e të vdesin si shehitë.

  • sikur mos të kishte deputete te parlamentit të Kosovës që fyejnë figurën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit dhe  bëjnë thirrje për bojkot të pijeve amerikane,
  • sikur mo te kishte plot Lavdima tjere qe dalin dhe protestojne dhunshem me gishtin e ngritur lart kunder duke na bërë moral dhe imponuar si të pranusheme  vetëm « sjellejet » që paradhe ISlami dhe kurani.
  •  sikur mos te kishte Lavdima tjere që shpërndajne trakte nëper Kosovë kundër mbrëmjëve të maturës sepse aty « u humbka nderi i motrave tona » ???
  • Sikur te mos sulmohej presidentja e Kosoves vetem pse është grua,
  • sikur në Kosovë mos të na ishin shtuar Lavdimat me mjekra te gjata dhe pantollona te shkurtëra,
  • Sikur esktremistët fetarë nuk po tentojnë  qe t’i përgatisin dhe t’i hedhin  ne lufte Lavdima tjere, qofte ketu ne Kosove a Maqedoni, nen petkun e çeshtjes kombetare  me qellime kryesisht dhe program te islamit politik.
  • Ne veprojmë dhe bëjmë sikur e tërë kjo nuk po ndodh para syve tanë, ne bëjmë sikur po jetojmë  në një shoqëri tolerante e të hapur, ne bëjmë  sikur nuk po ndodh asgjë , edhe i mbyllim syte para rritjes tmerruese të fanatizmit dhe dogmës  fetare.
  • Sillemi dhe perdridhemi ne kete geto te Evropes dhe Ballkanit,  me premtimin për liberalizimin e vizave,  e në këtë pritje, hoxhollarët tanë fanatikë, të rinjëve tanë që vdesin si shehitë ju premtojnë 42 virgjersha dhe lumenjë të tërë me verë.

Nje hipokrizi, nje ç’orientim  i shoqërisë sonë, qoftë asaj politike qofte asaj civile…

Dhe krejt kjo qe me shtyri te shkruaj këtë artikull niset nga nje lajm i thjeshtë,  disa rreshta të shkruar në një nga portalet tona.

Ishkryetari i Gjakoves, Pal Leka,  u kërcënua publikisht diten per diell, ne faqen e tij ne face book me këputje te kokes ?!  

Faji i tij ? Kishte uruar vellezerit  e tij shqiptare te besimit musliman për  festen e bajramit. Nuk degjova as pashe reagime te tilla si ndaj Kasapit atje ne Sirine e larget, nuk dëgjova nje zë, nje denim te fuqishëm te shoqërisë civile ose  te klasës sonë politike.

Jo, asgje publike.

E tmerrshme qe njerëz të tillë tani e kanë banalizuar ekstremizmin, dhunën, urrejtjen, në parlament, ne rrjetet sociale, në rrugë, ne xhami…. Po aq poshtë kemi  rënë sa mos të ngrihet dikush dhe të thotë Bolla ma…

Shoqëria kosovare po e paguan dhe do t’a paguajë shtrenjtë këtë dhunë dhe urrejtje qe po predikohet nga disa imamë tanë.

Nje ditë mund te jetë edhe vonë. Një ditë, do të na kujtohet Pashko Vasa, por mbase atë ditë, do te jemi si lisi i rrëzuar përdhe…  

Elion Kajtazi

* Ky është një opinion i autorit, i cili nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimin e redaksisë