Lajme
Rreth 73% e serbëve, nuk do të luftonin për Kosovën
Sipas një ankete, 17 % e serbëve kanë thënë se “nuk e dinë” nëse do të luftojnë për Kosovën, ndërsa 10 për qind janë shprehur pro luftës. Kurse 73 % kanë thënë se nuk luftojnë për Kosovën
Më shumë se 73 për qind e qytetarëve të Serbisë nuk do të shkonin për të luftuar në Kosovë. Kështu thuhet në anketën që ka zhvilluar Qendra për Politikën e Sigurisë në Beograd. Sipas kësaj ankete, 17 për qind e serbëve nuk kanë dhënë përgjigje, ndërsa vetëm 10 për qind janë shprehur të sigurt se duhet shkuar në Kosovë për të luftuar për “mbetjen e saj në kuadër të Serbisë”.
Këto statistika, siç raporton DW, kanë demantuar presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikoliq, i cili deklaroi për mediet, se “ai dhe të gjithë serbët do të shkonin për të luftuar në Kosovë e Metohi, në qoftë se është e domosdoshme”. Nikoliq ka thënë se edhe ai vet me të bijtë e tij do të shkonte në luftë po të ishte nevoja.
Në anketën e cila u prezantua sot në Beograd thuhet se në një luftë të re në Kosovë nuk do të shkonin madje as shumica e votuesve të partive djathtiste dhe nacionaliste, si Partia Radikale Serbe (e Sheshelit) apo “Dveri”, shkruan gazeta serbe “Blic”.
Më luftarakët janë të rinjtë e moshës 18-29 vjeç. Gati 15 për qind e të anketuarve në këtë moshë thonë se do të shkonin në Kosovë për të luftuar, thuhet në studimin e bërë me mbështetjen e Ministrisë së Jashtme të Norvegjisë.
Në këtë anketë të kryer në periudhën nga 26 dhjetori deri më 14 janar janë përfshirë 1.403 qytetarë të Serbisë të moshës madhore. Kur bëhet fjalë për partitë politike, 70,6 për qind e anëtarëve të partisë në pushtet SNS, të presidentit Nikoliq dhe kryeministrit Aleksandar Vuçiq, mendojnë se nuk duhet shkuar në Kosovë për të luftuar, me qëllim që “ajo të mbetet pjesë e Serbisë”, siç është formuluar në sondazh.
Tek partia Demokratike refuzimi i luftës është shumë më i madh (86,5 për qind), ndërsa tek liberalët madje 87 për qind. Më luftarakët janë simpatizantët e partive nacionaliste Dveri dhe radikalët. Tek radikalët gjysma do të shkonte në luftë, ndërsa Dveri 42,5 për qind.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











