Lajme
Rreth 4500 tekste mësimore në gjuhën shqipe janë dërguar në Itali
Ndër 4480 tekste mësimore të dërguara rishtas në të gjitha shkollat e gjuhës e kulturës shqiptare në Itali për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021, do të jenë dhe botimet dygjuhëshe të Qendrës së Botimeve për Diasporën

Një shembull i mirë bashkëpunimi ndërinstitucional po tregon Qendra e Botimeve për Diasporën, Divizioni i Arsimit të Kosovës dhe konsullatave të të dy vendeve tona, Shqipërisë dhe Kosovës, për pajisjen me tekste shkollore dhe plotësuese për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në shkollat shqipe në Diasporë, transmeton albinfo.ch.
Deri tani qindra mjëra tekste shkollore janë dërguar falas nëpër shkollat shqipe në diasporë, respektivisht, Qendra e Botimeve për Diasporë është marrë nga afër me paketimin dhe dërgimin e librave shqip për nxënësit e mërgimtarëve, shkruan albinfo.ch.
Ndër 4480 tekste mësimore të dërguara rishtas në të gjitha shkollat e gjuhës e kulturës shqiptare në Itali për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021, do të jenë dhe botimet dygjuhëshe të Qendrës së Botimeve për Diasporën.
“Rosaku i shëmtuar” dhe “Kësulëkuqja”, dy nga përrallat më të dashura për fëmijët, pjesë e serisë “Klasikët Dygjuhësh” – projekt i Qendrës së Botimeve për Diasporën, flasin shqip dhe italisht.
Së fundi, 174 tekste shkollore dhe të mësimit plotësues janë dërguar falas nga QBD-ja dhe të paracaktuar për mësimdhënien në shkollat e gjuhës shqipe në Parma të Italisë, tashmë kanë mbërritur te mësuesit atje.
Më 26 shtator 2020 rinis për të 12-in vit radhazi viti i ri shkollor në Parma. Drejtori i shkollës së gjuhës e kulturës shqiptare “Scanderbeg-Parma” z. Durim Lika, i shoqëruar nga aktivisti z. Bujar Tabaku, tërhoqën librat të ardhur enkas për këtë qëllim nga Qendra e Botimeve për Diasporën nga Tirana dhe pjesa tjetër e ardhur nga Ministria e Arsimit të Kosovës.
Përfaqësueset e QBD u pritën nga konsullja e Republikës së Shqipërisë në Milano, znj Anila Pojani dhe nga zëvendëskonsullja e Republikës së Kosovës, znj. Gjylymsere Kundja. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht Një projekt i ri pilot në Austrinë e Poshtme synon të përmirësojë mbështetjen e hershme të...
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë