Lajme
Rreth 43 mijë qytetarë lanë Kosovën gjatë vitit 2021
Në vlerësimin e popullsisë për vitin 2021, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka bërë të ditur se gjatë vitit të kaluar, nga Kosova kanë emigruar 42,728 persona.
Mirëpo trendi i ikjes së popullsisë nga Kosova, po vazhdon edhe për gjatë këtij viti. Sociologia Flakë Ymeri tha se ky trend i ikjes së njerëzve nga Kosova sidomos i të rinjve, po rrezikon vendin duke e lënë pa fuqi punëtore.
“Kohën e fundit jemi duke u përballur me ikjen e popullatës nga Kosova ky trend rrezikon vendin tonë, duke e lënë vendin, pa popullatën e re dhe fuqinë punëtore. Mungesa e perspektivës për ta gjetur vetën në aspektin profesional dhe në tregun e punës, po i bën që një pjesë e popullatës duke mos e përballuar, krizën ekonomike po detyrohen që të gjejnë mundësi jashtë vendit”, tha jo.
Ymeri tutje shtoi se faktorët kyç, për largimin e popullatës nga vendi është në radhë të parë kriza ekonomike dhe si rrjedhojë e kësaj edhe papunësia dhe mungesa e perspektives për një jetë më të mirë.
“Faktorët kryesor për largimin e popullatës, janë kriza ekonomike, papunësia dhe mos krijimi i mundësive për punësim dhe mungesa e perspektivës për një jetë më të lehtë”, u shpreh Ymeri.
Ajo deklaroi se shteti i Kosovës, duhet t’ua zgjasë duart popullit duke i ndihmuar dhe motivuar në aspektin financiar.
“Shteti duhet t’i zgjasë duart nga populli duke ju krijuar lehtësira për jetë dhe krijim e një jete më mirë me perspektivë duke i motivuar në aspektin financiar mundësi më të mëdha në punësim qoftë në atë publik dhe privatë. Mirëqenie më të mirë edhe në fushën e trajtimit psiko-social dhe fizik sepse shëndeti mendor është shumë i rëndësishëm”, deklaroi Ymeri.
Sociologia po ashtu e theksoi faktin që popullsisë në Kosovë i nevojitet qetësi, sipas saj në këtë kaos social ne rrezikohemi me largime nga vendi dhe me probleme të shëndetit mendor, vetëvrasje dhe dhunë gjithashtu.
“Duhet që te ofrohet një qetësi sepse në këtë kaos social, ne rrezikohemi me largime dhe me probleme të shëndetit mendor të theksuar në shoqëri siç çdo ditë që përballemi me dhunë, vetëvrasje dhe probleme të ndryshme”, vlerësoi ajo.
Sipas Ymerit, duke i marrë parasysh të gjithë këta faktorë është e pritshme ikja e njerëzve nga Kosova, mirëpo është alarmante nëse vazhdon trendi i largimit të popullsisë nga vendi.
“Duke i parë të gjithë faktorët e lartcekura sigurisht që është e pritshme ndoshta edhe në numër më të madh largimi. Por edhe me ketë trend të ikjeve i cili është duke ndodhur është alarmante sepse me këtë trend vendi jonë shumë shpejt do te ketë nevojë për popullatë të re dhe të moshës mesatare. Si rrjedhojë e kësaj, ne do të përballemi me shumë probleme sociale pastaj edhe ato qenësore. Unë do të isha lutur që të ndërmerren hapa dhe të krijohen mundësi sa më të mira për të rinjtë”, përfundoi Ymeri.
Bilanci i migrimit ndërkombëtar (migrimi neto) për vitin 2021 ishte (-38 606 banorë). Ndërkaq, popullsia rezidente e Kosovës, për periudhën 01 janar – 31 dhjetor 2021, u zvogëlua për (-24 215 banorë). Ndryshe, popullsia në Kosovë për vitin 2021 vlerësohet të jetë 1,773. 971 banorë rezidentë.
dryshe ditë më parë drejtori Ekzekutiv i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK), Visar Demolli, në një intervistë për Telegrafin, theksoi mungesën enorme të punëtorëve në gastronomi për shkak të ikjes së të rinjëve nga Kosova.
“Këtë vit jemi mirë, por vitin e ardhshëm vaj halli për ne. Ka mungesë enorme të punëtorëve në gastronomi dhe në hoteleri. Nuk është më siç ka qenë më herët, paga 200-250 euro, tash 400-450 paguhet një kamarier por prapë nuk ka punëtorë”, kishte deklaruar Demolli./Telegrafi
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










