Lajme
Rreth 40 mijë kosovarë kanë hequr dorë nga nënshtetësia
Vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti, 1350 persona kanë hequr dorë nga nënshtetësia, për faktin se një numër i madh i vendeve të BE-së nuk i pranojnë dy nënshtetësi
Që nga viti 2009, rreth 40 mijë qytetarë kanë hequr dorë nga nënshtetësia e Kosovës, bëjnë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sipas këtij dikasteri qeveritar, vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti, 1350 persona kanë hequr dorë nga nënshtetësia, kryesisht për shkak se, shumica e atyre që kërkojnë heqjen e shtetësisë jetojnë në vendet e BE-së, të cilët nuk i pranojnë dy nënshtetësi.
Kjo shifër konsiderohet shqetësuese nga ekspertë të zhvillimeve në Kosovë, pasi që trendi i lënies së shtetësisë po vazhdon, citon 21.
Por, një muaj më parë për këtë çështje ka raportuar edhe REL, të cilin informacion e ka plasuar Albinfo.Ch.
Për këtë çështje ka folur Valon Krasniqi, drejtor i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Brendshme në Qeverinë e Kosovës.
Ai ka thënë se arsyeja e lirimit nga nënshtetësia në të shumtën e rasteve ka të bëjë me faktin se shumë shtete evropiane nuk lejojnë dyshtetësinë për shtetasit që nuk janë pjesë e Bashkimit e Evropian. Numri më i madh i qytetarëve të Kosovës që janë liruar nga nënshtetësia, ka treguar Krasniqi, janë pajisur me nënshtetësi gjermane.
Në bazë të regjistrimit të deritashëm, janë mbi 400 mijë qytetarë të Kosovës të cilët jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës. Numri më i madh i tyre jetojnë në shtetin e Gjermanisë, pasuar nga Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë










