Fotolajmi
Rreth 34 milionë njerëz konsiderohen të huaj në BE
Rreth 34 milionë njerëz, nga 500 milionë sa jetojnë në Bashkimin Evropian (BE), konsiderohen si emigrantë. Nga ky numër 14.3 milionë qytetarë të BE-së kanë shfrytëzuar mundësinë për lëvizjen e lirë brenda Bashkimit Evropian, ndërsa më pak se 20 milionë kanë hyrë në BE nga vendet që nuk janë anëtare, përcjell albinfo.ch.
Sipas një studimi nga Eurostat, më shumë se 45 për qind e njerëzve në Luksemburg janë të huaj. Qiproja vjen me 19.5 për qind të huaj, Letonia me 15.2 për qind, 14.9 Estonia, Austria 12.5, Irlanda me 11.8 për qind dhe Belgjika me 11.3 për qind të huaj.
Në vendet e Evropës Lindore më pak se një për qind të huajt jetojnë në Poloni, Rumani, Kroaci dhe Lituani, është interesante se shumica e polakëve jetojnë në vende të tjera të BE-së.
Numri i punëtorëve të huaj në afat të shkurtër në vendet e BE-së është i ulët, pavarësisht një rritjeje prej 60 për qind nga viti 2010 deri në vitin 2015. Punëtorë të tillë në Gjermani janë më shumë se 418 mijë, e ndjekur nga Britania me 177.000 dhe Belgjika me 156 mijë punëtorë. Fluksi më i madh i emigrantëve të regjistruar ishte në vitin 2015 dhe 2016, shumica e tyre kanë ardhur nga Siria dhe Lindja e Mesme.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













