Lajme
Rreth 30 mijë mërgimtarë hynë nga porti i Durrësit për festat e fundvitit
Mediat shqiptare bëjnë me dije se mbi 29 500 mërgimtarë shqiptarë kanë hyrë në Shqipëri për të festuar festat e fundvitit vetëm nga porti i Durrësit, transmeton albinfo.ch.
Theksohet se gjatë periudhës së festave, numri i udhëtarëve dhe automjeteve që shfrytëzojnë tragetet në portin më të madh të vendit dy apo trefishohet.
Afro 30 mijë mërgimtarë kanë hyrë në Shqipëri nëpërmjet portit më të madh në vend gjatë 10 ditëve të fundit, ndërsa fundjavat regjistrojnë dhe fluksin më të madh të mbërritjeve në vend nga ky vendkalim kufitar.
Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur edhe dy tragetet e linjës së Barit, ndërsa para mesditës pritet të mbërrijë dhe ai i Ankonës.
Nga të dhënat statistikore të Autoritetit Portual Durrës, mësohet se në 10 ditët e fundit të këtij viti kanë udhëtuar afro 35 000 pasagjerë, prej të cilëve mbi 29 000 në hyrje dhe pjesa tjetër në dalje.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në vend për këto festa kanë hyrë rreth 12 mijë persona më shumë.
Prej dy javësh, në fuqi kanë hyrë dhe masat për përballimin e fluksit në port për të shmangur vonesat në përpunim. Sipas autoriteteve policore, po punohet në 20 sportele, 10 prej të cilave të dedikuara për udhëtarët me automjete, 7 sportele për këmbësorët dhe 3 për kamionët.
Në hyrje, në zbatim të protokollit të Komitetit, strukturat policore u kërkojnë udhëtarëve certifikatën e vaksinimit të vendit, ku ka aplikuar vaksinën, përfshirë edhe PCR e të pavaksinuarve.
Më parë, Shqipëria ka dakordësuar njohjen e certifikatave digjitale të BE-së, për udhëtimet nga çdo vend i BE-së drejt vendit tonë. Nga njësia vendore e kujdesit shëndetësor bëhet e ditur se në rastet kur nuk kanë pasur asnjë nga dokumentet, udhëtarët plotësojnë një deklaratë dhe qëndrojnë në karantinë për 10 ditë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









