Lajme
Rreth 30 % e veturave në Kosovë, të paregjistruara
Më shumë se 30 për qind e automjeteve me regjistrim të Kosovës janë pa sigurim, thotë Rrahim Pacolli
Më shumë se 30 për qind e veturave që qarkullojnë rrugëve të Kosovës janë të paregjistruara dhe të pa siguruara, dukke shkaktuar humbje për kompanitë e sigurimeve, por edhe për anëtarësim në Kartonin e Gjelbër. Kështu ka deklaruar Rrahim Pacolli, kryesues i delegacionit kosovar për Kartonin e Gjelbër, i emëruar nga Qeveria e Kosovës.
“Problemi aktual që qëndron është se më shumë se 30 për qind e automjeteve me regjistrim të Kosovës janë pa sigurim. Do të thotë ky është shqetësimi kryesor për arsye se me Ligjin e Këshillit të Byrove Evropiane duhet të jenë më pak se dy për qind të pasiguruara”, është shprehur Pacolli.
Ndryshe, sipas të dhënave të Ministrisë se Punëve të Brendshme, në Republikën e Kosovë janë të regjistruara mbi 315 mijë vetura dhe në bazë të shënimeve që ajo ka ofruar të gjitha automjetet posedojnë edhe sigurim.
Edhe eksperti për çështje të sigurimeve, Ibish Mazreku, nuk beson se në Kosovë qarkullojnë mbi 30 për qind të veturave të pa siguruara. Ai i tha për REL se përqindja mund të jetë më e ulët, sikurse në shtet tjera të rajonit.
“Unë besoj se përqindja është më e vogël. Por këtë problem e kanë edhe vendet e rajonit dhe edhe më gjerë. Kroacia e ka të njëjtin problem”, tha Mazreku.
Sigurimi i auto përgjegjësisë, sipas bazës ligjore është i detyrueshëm për pronarët dhe shfrytëzuesit e automjeteve të destinuara për transportin e personave dhe mallrave, të cilët sipas dispozitave për regjistrimin e automjeteve duhet te marrin lejen e qarkullimit për trafik.
Pronarët e veturave duhet të kontraktojnë, përkatësisht të posedojnë sigurimin e detyrueshëm të vlefshëm me kompanitë e licencuara të sigurimit.
Ndryshe, Kosova ende nuk është anëtare në Këshillin e Byrove Evropiane, që siguron Kartonin e Gjelbër, pasi nuk është anëtare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Alternativa e vetme që Kosova të fitojë Kartonin e Gjelbër, sipas Pacollit, është që ndonjë shtet anëtar i Këshillit të Byrove Evropiane, ta marrë nën ombrellë këtë proces.
Ndryshe, deri tek anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Byrove të Evropës, të gjitha veturat me tabela të huaja, të cilat hyjnë në territorin e Kosovës, sipas ligjeve në fuqi, duhet të paguajnë një shumë për tarifat e sigurimeve kufitare, varësisht nga lloji i automjetet dhe koha e qëndrimit në Kosovë. Të gjitha mjetet shkojnë në kompani private.
Sipas të dhënave, rreth 10 milionë euro llogaritet të jetë vlera vjetore e grumbulluar nga tarifat e sigurimeve kufitare në Kosovë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë










