Lajme
Rreth 30 çiklistë nisin rrugëtimin rreth Kosovës
Rreth 30 çiklistë kosovarë nisën rrugëtimin e tyre në mision humanitar, duke premtuar udhëtim 500 kilometra dhe ngjitje 5 mijë metra
Rreth 30 çiklistë kosovarë nisin sot një turne nëpër Kosovë, me një qëllim bamirësie për t’i kaluar me biçikleta rreth 500 kilometra gjithandej vendit. Me moton “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët 2017”, organizohet për vitin e 4-të radhazi, ndërsa gjatë tri ditëve të ardhme çiklistët do të nisen nga Prishtina për në Gjilan, Ferizaj, Prevallë, Prizren, Gjakovë, Valbonë, Junik e Pejë, e deri në kthimin në Prishtinë.
Kjo rrugë është mbi 500 kilometrash dhe mbi 5000 metra ngjitje.
“Një ngjarje përmbyllëse do të mbahet në “De Rada” duke filluar nga ora 19.00 të dielen mbrëma të 4 qershorit, që përfshin argëtim, muzikë, ushqim dhe aktivitete të ndryshme për familjarë, me ç’rast ftohen të gjithë qytetarët e interesuar të bashkohen në pritjen e çiklistëve”, thuhet në njoftim.
“Jemi shumë të kënaqur me numrin e pjesëmarrësve në këtë udhëtim çiklistësh. Kjo nuk është garë por aktivitet humanitar. Andaj lusim edhe kalimtarët dhe vozitësit e tjerë që na shohin gjatë udhëtimit këto ditë të kenë durimin dhe t’na mirëkuptojnë derisa kalojmë nëpër qytetet dhe fshatrat përreth Kosovës”, tha Albion Hadri, njëri nga organizatorët e ngjarjes.
Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” është një ngjarje bëmirëse vjetore e çiklizmit përreth Kosovës për të ngritur fonde për fondacionin humanitar “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.
“Kjo ngjarje u realizua me sukses në vitet 2014, 2015 dhe 2016 dhe po rritet çdo vit. Qëllimi i sivjetshëm është të sigurohen fonde që do të blejnë analizuesin CRP për spitalin e Pejës, pajisje kjo që ndihmon në kryerjen e analizave të gjakut tek foshnjat e lindura parakohe pranë inkubatorit”, thuhet në njoftimin, transmeton Albinfo.Ch.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












