Bota
Rreth 2500 të zhdukur pas uraganit “Dorian” në Bahamas
Pjesët më të shkatërruara si pasojë e uraganit janë Abakos dhe Grand Bahama
Shërbimet e emergjencës në Bahamas kanë regjistruar 2,500 persona të zhdukur, pas uraganit Dorian që ka përfshirë këta ishuj javën e kaluar.
“Deri më tani, janë rreth 2,500 persona të regjistruar nga Qeveria e Bahamasit”, ka thënë zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Emergjencave, Carl Smith.
Të dhënat zyrtare sugjerojnë se numri i të vdekurve do të jetë shumë më i madh se 50, pasi numri i personave të zhdukur do të përditësohet sërish, shkruan Reuters, percjell Albinfo.ch.
Mijëra persona tashmë kanë nevojë për ndihmë. Dorian ka përfshirë Ishujt Abako me erërat më të forta që janë regjistruar ndonjëherë.
Pjesët më të shkatërruara si pasojë e uraganit janë Abakos dhe Grand Bahama.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












