Lajme
Rreth 20 familje kosovare në ISIS
Numri i këtyre familjarëve, sipas medieve kosovare, arrin në 80 veta, ndërsa bashkë me ata që kanë shuar e janë kthyer nga luftën civile arabe, arrin në 260 veta
Dyshohet se rreth 20 familje kosovare, me gra e fëmijë, kanë shkuar në Siri, për t’iu bashkuar shtetit Islamik, ISIS. Numri i tyre arrin në 80 veta, ndërsa nëse llogariten edhe ata që kanë shuar e janë kthyer, numri i përgjithshëm i kosovarëve në luftën civile arabe, arrin në 260 veta.
Kështu raporton “Zëri” duke u thirrur në burimet e veta, edhe pse autoritetet në Prishtinë asnjëherë nuk kanë dhënë shifër konkrete për vullnetarët kosovarë në Shtetin Islamik.
“Rreth 20 familje kosovare aktualisht janë në Siri dhe rreth 80 luftëtarë janë aktivë. Ndërkaq, gjithsej që kanë shkuar dhe janë kthyer, arrin numrin prej rreth 260 vetash”, thuhet në artikull.
Në ndërkohë është raportuar për familjen Hasani nga Grabanica e Klinës, nga e cila 10 anëtarë kanë ikur në Siri. Tre vëllezërit, Arben Hasani (38 vjeç), Adnan Hasani (34 vjeç) dhe Ekrem Hasani (29 vjeç), me anëtarë të tjerë të familjes janë nisur drejt Sirisë para katër muajsh.
Dy prej tyre kanë marrë me vete gratë me fëmijë, më i madhi nga fëmijët është vetëm 8-vjeçar.
Nëna e djemve thotë se “ata kanë shku me luftu në emër të Allahut”. Djali i më i madh Arbeni ka ndryshuar emrin, ai thirret Ebu Hasan.
“Po Arbeni, Adnani dhe Ekremi janë djemtë e mi, ata janë në Siri, dy prej tyre kanë marrë me vete edhe gratë me fëmijë, por njëri nuk ka mundur, pasi që nuk u ka rregulluar dokumentet”, tregoi nëna e vëllezërve Hasani. Sipas saj, më 26 shtator të vitit të kaluar djemtë i janë nisur drejtë Sirisë.
“E di që janë mirë, po dëgjohemi me telefon, por rrallë sepse lidhja është e dobët. Vetëm po na lajmërojnë se janë mirë”, tregonte ajo.
E pranon se është e mërzitur, por thotë se djemtë e saj kanë ndjekur “rrugën e Allahut”. “Po mërzitem boll, pasi që janë 10 anëtarë të familjes që më kanë shku, por jam pajtu sepse kanë marrë rrugën e Allahut’, u shpreh më tutje ajo.
Kjo familje jetonte në gjenje të rëndë ekonomike, ku asnjëri nga familjarët nuk punon.
Sociologu, Fadil Maloku, thotë se ekzistojnë shumë dilema se pse një person e merr rrugën drejt luftës në Siri e madje me vete e merr edhe familjen. “Ndoshta ka të bëjë me lidhje shpirtërore, me besimin, ndoshta për shkaqe ekonomike, të pagesave, janë shumë dilema këtu dhe nuk bën ta gjykojmë për njërën apo tjetrën”, thotë Maloku.
Sipas tij, një studim që e ka bërë Shoqata e Sociologëve për shkuarjen në Siri ka dalë që motivet që po i dërgojnë njerëzit atje më shumë janë të natyrës materiale dhe shumë më pak ka të bëjë me elementin e fundamentalizmit apo të religjionit.
Ndryshe, shumica e atyre që kanë shkuar në luftën arab nuk qëndrojnë mirë ekonomikisht. Është raportuar disa herë se ata joshen nga paratë, e kur shkojnë atje e shohin se janë zhgënjyer, sepse kthimi mbara nënkupton ballafaqim me organet e drejtësisë.
Kuvendi i Kosovës, javën e kaluar, ka miratuar Projektligjin që sanksionon pjesëmarrjen e kosovarëve në luftërat e huaja. Sipas projektligji, të gjithë kosovarët që i bashkohen një konflikti të huaj (Siri, Irak) mund të dënohen deri 15 vjet burg.
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













