Jeta në Zvicër

Rreth 2.2 milionë pasagjerë frekuentuan Aeroportin e Cyrihut

Numri i udhëtarëve në Aeroportin e Cyrihut është rritur ndjeshëm gjatë muajit mars.

Numri i pasagjerëve në krahasim me vitin e kaluar është rritur me 6.4%  në gati 2.2 milionë njerëz.

Numri i pasagjerëve lokalë, në bazë të një njoftimi të së mërkurës u rrit 4.4% në 1.520.000 dhe numri i transferit të udhëtarëve është rritur në më shumë se 11%. Përqindja e udhëtarëve transit ishte 30.5%, 1.3 pikë përqindje në krahasim me vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch.

Edhe numri i lëvizjeve të avionëve u rritën në mars me 2.3% deri në 21’693 fluturime apo ulje.