Kosova
Rreth 100 biznese, pjesë e panairit ndërkombëtar “Prishtina 2019”
Sot është hapur Panairi Ndërkombëtar “Prishtina 2019”, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, me qëllim të promovimit të kompanive kosovare dhe produkteve të tyre brenda Kosovës, rajonit dhe më gjerë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, theksoi se qeveria ka për qëllim përkrahjen e sipërmarrëseve, duke krijuar kushte të favorshme për pagesat tatimore. Paralajmëroi se autostrada “Arbën Xhaferi”, apo autorruga për Shkup do të përfundojë në fund të majit, transmeton ksp, përcjell albinfo.ch.
Ministri i MTI-së, Endrit Shala, me këtë rast theksoi se kompanitë kosovare përmes prezantimit të produkteve të tyre janë duke promovuar prodhimtarinë edhe për tregun rajon dhe evropian.
“I ftoj të gjitha kompanitë kosovare që të arrihet një bashkëpunim edhe më i madh me Qeverinë, për zhvillimin e tyre dhe ekonomisë së Kosovës duke rritur edhe punësimin”, tha Shala duke kërkuar nga kompanitë kosovare që të rrisin edhe më tej cilësinë e prodhimtarisë së tyre.
Po ashtu ai kërkoi nga qytetarët që të konsumojnë edhe më shumë produkte vendore.
Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, në hapje të panairit theksoi se panairi është një ndër mundësitë kryesore për promovimin e ekonomisë.
“Duke pasur parasysh se ky vit, sipas Qeverisë, është vit i ekonomisë, është mirë që ekzekutivi të fokusohet në mbështetjen prodhimtarisë dhe punësimit”, tha Rukiqi.
Ministri i MZHE-së, Valdrin Lluka, tha me këtë rast se sot bizneset përballen me mungesë të energjisë elektrike, por paralajmëroi se në këtë vit do të nisë ndërtimi i TC Kosova e Re dhe nuk do të ketë as import të energjisë.
Panairi në të cilin po marrin pjesë rreth 100 biznese nga vendi, rajoni dhe BE-ja, është i hapur deri më 26 prill në Qendrën e Panaireve.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











