Ukraina
Rreth 10 miliardë euro ndihma për refugjatët dhe Ukrainën deri më tani
Në një konferencë donatorësh në Varshavë janë mbledhur më shumë se 10 miliardë euro për Ukrainën. Bashkimi Evropian sulmin me raketa në Kramatorsk e quajti krim lufte.
Në një konferencë ndërkombëtare donatorësh për të mbledhur ndihma për refugjatët nga Ukraina e organizuar në Varshavë janë grumbulluar donacione dhe kredi në vlerë 9.1 miliardë euro.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz në një videomesazh në konferencë premtoi 425 milionë euro ndihmë humanitare dhe ndihmë zhvillimi për Ukrainën dhe vendet fqinje nga Gjermania. Kësaj i shtohen 70 milionë euro ndihmë mjekësore.
“Gjermania qëndron në krah të Ukrainës”, tha Scholz.
Kurse Komisioni Evropian ka vënë në dispozicion 1 miliard euro për Ukrainën.
Krahas këtyre ndihmave, Banka Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin do të vendosë si shtesë në dispozicion edhe 1 miliardë euro të tjera për njerëzit e larguar nga lufta.
“600 milionë euro do të shkojnë për Ukrainën dhe autoritetet ukrainase e pjesërisht për Kombet e Bashkuara”, tha presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.
Kurse 400 milionë euro shkojnë në vendet kryesore që kanë pritur numrin më të madh të refugjatëve. Konferenca u organizua nga Komisioni Evropian, nga organizata joqeveritare, Global Citizen, dhe qeveria kanadeze.
Fondet do të shkojnë po ashtu për projekte të OKB. Polonia ka pritur deri tani më shumë se 2.5 milionë nga 4.4 milionë refugjatë që janë detyruar nga zonat e luftimeve në Ukrainë. /DW
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë Një aksident i rëndë automobilistik ka tronditur mëngjesin e së dielës në Itali, duke i marrë... -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











