Lajme
Rregullorja e re për udhëtarët që hynë në Austri, shkakton kaos të madh
Rregullorja e re hyjnë në fuqi nga e hëna. Nëse jeni jashtë Austrisë në këtë kohë, rregullorja zbatohet nga e shtuna e ardhshme.
Rregullorja e re për hyrjen në Austri nga zonat e rrezikut me Covid -19 të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë të premten ka shkaktuar konfuzion të madh. Edhe vet departamenti e interpretoi rregulloren disa herë ndryshe.
Megjithatë, të shtunën pasdite gjithçka u bë e qartë: Të gjithë banorët e Austrisë që kthehen nga 32 shtetet me rrezikshmëri të lartë nga koronavirusi, e kanë të detyrueshme të paraqesin një test PCR negativ që nuk është më i vjetër se 72 orë. Rregullorja hynë në fuqi nga dita e hënë(27 korrik). Për personat me vendbanim në Austri të cilët tashmë janë jashtë vendi, ndryshimet do të zbatohen nga e shtuna (1 gusht), shkruan oe24.at, përcjell Albinfo Austria.
Nëse testi jashtë Austrisë nuk është i mundur të bëhet apo është i papranueshëm për shtetet e BE-së, atëherë testin PCR duhet ta bëni në Austri brenda 48 orëve që nga koha kur hyni në këtë shtet. Të gjitha shpenzimet duhet t’i mbuloni personalisht.
Derisa nuk e merreni rezultatin e testit, duhet të vet-karantinoheni (në shtëpi) deri në dhjetë ditë. Në momentin që e paraqitni testin dhe rezultati është negativ, aty përfundon edhe vet-izolimi juaj.
Në rast se provoni t’i ikni kësaj rregullore, ju do të përballeni me një gjobë prej 1450 euro.
Sipas rregullores, shtetet ose zonat me një rrezik të shtuar të Covid 19 janë: Egjipti, Shqipëria, Bangladeshi, Bjellorusia, Bosnje-Hercegovina, Brazili, Bullgaria, Kili, Ekuadori, India, Indonezia, Irani, Kosova, Meksika , Moldavia, Mali i Zi, Nigeria, Maqedonia e Veriut, Pakistani, Peru, Filipinet, Portugalia, Rumania, Federata Ruse, Suedia, Senegali, Serbia, Afrika e Jugut, Turqia, Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe Provinca Hubei (Kinë).
Për shtetasit e vendeve të treta që nuk janë me vendbanim në Austri, hyrja në përgjithësi është e ndaluar, përveç nëse vijnë nga zona e Shengenit dhe mund të paraqesin një test PCR negativ, i cili gjithashtu nuk është më i vjetër se tre ditë, transmeton Albinfo Austria.
Përjashtime nga ndalimi i hyrjes për shtetasit e vendeve të treta vlejnë gjithashtu për personelin mjekësorë, punëtorët sezonalë ose diplomatët. Nuk ka kufizime në vizitat shtetërore dhe për arsye të veçanta familjare – për shembull, udhëtimet për bashkim familjare apo të partnerëve. Po ashtu kalimi transit dhe pa ndalesë në Austri mbetet i mundur dhe pa kufizime.
Në parim, Ministria e Jashtme vazhdon të këshillon shtetasit dhe banorët rezidentë të Austrisë që mos të bëjnë udhëtime “të panevojshme” jashtë vendit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













