Lajme
Rregulli i ri për shoferët në Gjermani
Raportohet se të gjithë shoferët në Gjermani do të duhet të kenë dy maska mbrojtëse në veturë, kamion ose autobusin e tyre si pjesë e pajisjeve të detyrueshme, siç është çanta e ndihmës së parë, përcjelll albinfo.ch.
Thuhet se ky rregull do të zbatohet edhe pas përfundimit të pandemisë. Ky rregull është diskutuar në Gjermani me muaj të tërë dhe ndonëse shumë menduan se ishte një ekzagjerim, duket se nuk mendojnë njësoj në ministrinë përkatëse, shkruan Fenix-magazine. Ministria gjermane e Transportit njoftoi se dekreti do të përfshihet në ndryshimin e ardhshëm të qarkullimit rrugor.
Sipas Ministrisë Federale të Transporteve, u vendos që qytetarët të ndjekin këshillat e ekspertëve, të cilët besojnë se në kutinë e ndihmës së parë të automjetit duhet të ketë dy maska për fytyrë. Prandaj, fleta standarde DIN 13164 që rregullon përmbajtjen e kompleteve të ndihmës së parë është ndryshuar.
“Masat janë të destinuara për mbrojtje shtesë, veçanërisht për masat e ndihmës së parë, ku si ndihmës u afroheni personave të tjerë”, thuhet në Ministrinë e Transporteve.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












