Kosova
Rregullat e reja të Covid-19 për udhëtimet nga Ballkani
Disa vende kërkojnë plotësimin e formave shëndetësore në internet ose kontrolle mjekësore pas mbërritjes
Me ardhjen e sezonit të verës, rregullat ndaj Covid-19, kanë ndryshuar sa u përket udhëtimeve. Popullsia e vendeve ballkanike thuajse është vaksinuar e gjitha, dhe numri i personave të infektuar ka rënë ndjeshëm.
Tashmë ata mund të udhëtojnë lirshëm në shumicën e vendeve evropiane. Vetëm pasagjerët që udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar i nënshtrohen karantinës.
Shumica e vendeve në rajon kërkojnë konfirmim të vaksinimit ose PCR negativ ose test antigjeni të bërë më pak se 48 ose 72 orë para udhëtimit për të shmangur karantinën 7-14 ditore, transmeton AP, përcjell Albinfo.ch.
Disa vende kërkojnë plotësimin e formave shëndetësore në internet ose kontrolle mjekësore pas mbërritjes.
Mbi Ballkanin
Kufijtë e Shqipërisë janë hapur për udhëtarët pa kufizime që nga maji i vitit 2021.
Bosnja dhe Hercegovina pranon rezultatet e testit COVID-19 nga vendet e BE-së dhe Ballkanit perëndimor si dhe Turqia, Moldavia Andorra, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Gjeorgjia, Kazakistani, Lihtenshtajni, Monako, Norvegjia, Rusia, San Marino, Zvicra, Ukraina , Mbretëria e Bashkuar dhe Vatikani.
Qytetarët e Malit të Zi, Kroacisë dhe Serbisë, bashkëshortët dhe fëmijët e tyre nën 16 vjeç nuk kanë nevojë të paraqesin një rezultat testimi negativ ose certifikatë vaksinimi me kusht që ata të hyjnë në Bosnjë.
Kroacia pranon turistë nga të gjitha vendet evropiane, ndërsa njerëzit që vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor mund të hyjnë me provën e vaksinës, shërimit ose testit negativ, përveç konfirmimit në lidhje me akomodimin e paguar.
Në Serbi, nuk ka kërkesa të veçanta për banorët e Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Hungarisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga Çekia, Hungaria, Serbia, Sllovenia, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe pranohen pas mbërritjes.
Më 1 korrik Bullgaria filloi të pranonte Certifikatën dixhitale të BE-së COVID, EUDCC, duke lejuar mbajtësit të hyjnë në Bullgari pa testuar ose karantinë.
Udhëtarët nga vendet e BE-së dhe zonës Shengen si dhe Shqipëria, Bosnja, Maqedonia e Veriut dhe Serbia tani mund të udhëtojnë në Greqi pa hyrë në karantinë, me kusht që të kenë kryer testin, brenda 72 orëve.
Në Malin e Zi, nuk ka kërkesa të veçanta për ata që vijnë nga Shqipëria, Bjellorusia, Bosnja, Izraeli, BE, Kazakistani, Kosova, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Serbia, Zvicra, Ukraina, Shtetet e Bashkuara ose Kanada.
Të gjithë qytetarët e Ballkanit mund të hyjnë në Turqi nëse sigurojnë një certifikatë vaksinimi ose dëshmi që nuk janë të infektuar nga Covid-19, për gjashtë muajt e fundit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











