Bota
Rregullat e reja për goma që kanë për synim uljen e konsumit të karburantit
Bashkimi Evropian u dakordua për rregullat e reja në drejtim të përmirësimit dhe forcimit të etiketave të gomave, që mundësojnë kursim të energjisë ekuivalente me heqjen e 4 milionë automjeteve nga rrugët e BE-së çdo vit, njoftoi të enjten Komisioni Evropian.
Marrëveshja politike u arrit midis Parlamentit Evropian, Këshillit dhe Komisionit Evropian. Rregullat e reja duhet të miratohen zyrtarisht nga Parlamenti dhe Këshilli Evropian. Aplikimi i këtij rregulli pritet të fillojë më 1 maj 2021.
“Duke kaluar në gomat më efikase të energjisë, qytetarët evropianë mund të ulin ndjeshëm konsumin e tyre të karburantit, duke kursyer para dhe duke ndihmuar mjedisin”, u citua të ketë thënë komisioneri për Klimën dhe Energjinë, Miguel Arias Canete.
Komisioni vuri në dukje se rregullat e reja i bëjnë etiketat e gomave më të dallueshëm, më shumë rezistuese në të ardhmen dhe më të sakta. Midis viteve 2014 dhe 2017, konsumi i energjisë në transportin rrugor u rrit me 5.6 për qind, duke rritur emetimet e gazit serrë nga sektori i transportit.
Më tej Komisioni sqaroi se meqë rezistenca lëvizëse e gomave përbën 20 deri në 30 për qind të konsumit të karburantit të një automjeti, është thelbësore të ulet kjo rezistencë për të rritur efikasitetin e karburantit dhe për të zvogëluar emetimet.
“Kjo është rruga evropiane për sigurinë e vërtetë të energjisë dhe mbrojtjen e klimës: duke qenë më efikas në aspektin e energjisë në të gjitha fushat e jetës sonë, ne mund të zvogëlojmë faturat tona të energjisë dhe varësinë tonë nga energjia e importuar dhe e kushtueshme, pasi rritim konkurrencën industriale, krijojmë vende pune dhe e bëjnë ekonominë evropiane më të qëndrueshme”, shtoi Canete.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












