Sport
Rrëfimi i kapitenit
“Jo, nuk i kam kritikuar Xhakën e Shaqirin. Nga ana sportive, do të ishte fantastike po të luanin për Shqipërinë, sepse do të ishim shumë më të fortë”, deklaroi Cana
Lorik Cana është simbol i Kombëtares shqiptare dhe i shqiptarëve. E përditshmja zvicerane “Grenchner Tagblatt” e quan mbrojtësin “ikonën” e Shqipërisë dhe ka kryer një intervistë të gjatë me të, ku natyrisht është folur për Evropianin dhe për Shqipërinë, shkruan albinfo.ch.
Për Lorikun, që mbush 33 vjeç së shpejti, Evropiani është kulmi i karrierës: “Jam krenar dhe i lumtur, është një ëndërr që e kam pasur gjatë gjithë jetës. Thjesht pjesëmarrja është një gjë e madhe për ne, por skuadra jonë ka mentalitet fitues dhe duam të fitojmë çdo ndeshje, ndaj përgjigjem: Dua të bëhem Kampion Evrope! Natyrisht, e di që jemi një emër i vogël në Evropë, por kemi luajtur shumë mirë kohët e fundit, kemi mësuar shumë, luajmë me zemër e pasion dhe tifozeria jonë fantastike do të na ndihmojë shumë në Evropian”.
Cana njihet edhe si një patriot i madh. “Po, është e vërtetë, ashtu si për gjithë lojtarët e skuadrës sonë. Jemi padyshim krenarë për kombin tonë, pak më shumë se lojtarët zviceranë për kombësinë e vet. Jemi rritur në kushte të tjera, shumë nga lojtarët tanë janë rritur në Zvicër apo vende të tjera, por kanë ruajtur gjuhën e mentalitetin shqiptar dhe janë krenarë për historinë shqiptare. Kjo na bashkon dhe nëpërmjet futbollit duam të ngremë lart kombin tonë dhe ta bëjmë krenar”, thotë Cana.
Megjithatë, Cana mohon të ketë kritikuar ata që kanë zgjedhur të luajnë për kombëtare të tjera, si Granit Xhaka e Shaqiri. “Jo, nuk i kam kritikuar. Nga ana sportive, do të ishte fantastike po të luanin për Shqipërinë, sepse do të ishim shumë më të fortë. Por asnjë në skuadrën tonë nuk thotë ndonjë fjalë të keqe për ta. Përkundrazi, unë u jam mirënjohës, sepse kanë bërë diçka të jashtëzakonshme për shqiptarët në Zvicër, duke qenë një shembull pozitiv dhe duke i dhënë diçka mbrapsht vendit që ka strehuar shumë shqiptarë. Sido që të jetë, ata mbeten shqiptarë dhe janë vëllezërit tanë”.
Nuk mund të evitohet tema e Kosovës, së sapo pranuar në FIFA. A do të luante Cana për të? “Rëndësi ka që Kosova u pranua në FIFA dhe nuk është e izoluar. Të rinjtë do të kenë mundësi të realizojnë ëndrrën e vet për të luajtur me kombëtaren dhe më shumë para do të investohen te futbolli dhe infrastruktura. Më parë futbolli kosovar ishte në burg, tani jo më. Unë te Kosova? Jo, nuk do të luaj më për Kosovën. Tani duhet gjetur zgjidhja më e mirë për dy kombëtaret, Shqipërinë dhe Kosovën. 99% e shqiptarëve duan kombëtare të përbashkët, por për arsye politike, është e pamundur”.
Pikërisht arsyet politike që e penguan Canën të shkonte tek Arsenali: “Kur isha 16 vjeç, Arsenali më ofroi një provë, por nuk munda të shkoja, sepse isha refugjat në Zvicër dhe nuk munda të marr vizë”.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027













